Connect with us

Kosovë

Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se shteti i Malajzisë ka hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës, për qëndrime deri në 30 ditë.

Osmani tha se ky hap i rëndësishëm i Malajzisë i paraprin hapjes së Ambasadës së Kosovës në Kuala Lumpur, në kuadër të vizitës së Presidentes gjatë javës së ardhshme.

“Përpara vizitës sime zyrtare në Malajzi javën e ardhshme, jam thellësisht mirënjohës ndaj autoriteteve malajziane për vendimin e tyre për të dhënë përjashtime nga vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë. Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë.” – ka njoftuar Osmani, në platformën X.

Kosovë

Liderë të shumtë botërorë pjesëmarrës në varrimin e Papa Françeskut në Vatikan

Published

on

Në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, e cila filloi paraditen sotme në sheshin e Shën Pjetrit  në  Vatikan,  në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve nga mbi 150 vende të botës po marrin pjesë edhe liderë institucional e fetar të Kosovës dhe Shqipërisë.

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe udhëheqës të komuniteteve fetare kanë kryer homazhe në Vatikan një ditë më parë kurse sot, në ceremoninë e varrimit po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqendrën e Italisë, Romë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Papa Françesku vdiq të hënën e Pashkëve, më 21 prill , në moshën 88-vjeçare, pas një sulmi në tru.

Italia ka angazhuar mbi  2.500 policë dhe 1.500 ushtarë për ceremoninë e funeralit, pasi në Sheshin e Shën Pjetrit pritet të jenë rreth 200 mijë njerëz dhe deri në 300 mijë të tjerë përgjatë rrugës nga Vatikani deri në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku do të varroset Papa Françesku.

Continue Reading

Ferizaj

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni fiton çmimin prestigjioz Dwornik

Published

on

Astronomja Pranvera Hyseni ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në nivelin ndërkombëtar, duke fituar çmimin “Dwornik” për prezantimin më të mirë oral nga një student në Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Planetare dhe Hënore 2025, të mbajtur në Houston të SHBA-ve.

Në mesin e mbi 2 mijë pjesëmarrësve nga mbarë bota, punimi i Hysenit është vlerësuar si më i dalluari nga Divizioni i Gjeologjisë Planetare i Shoqatës Gjeologjike të Amerikës (GSA) – një ndër çmimet më prestigjioze për studentët në këtë fushë.

Projekti i saj shkencor është fokusuar në shpërndarjen e lëndës organike në familjet e asteroideve, duke u mbështetur në të dhëna që ajo i mblodhi përmes teleskopit NASA Infrared Telescope Facility, të vendosur në ishujt Hauai.

Në një postim të shpërndarë në Facebook, Pranvera u shprehu mirënjohje të veçantë mentorëve të saj, Dr. Myriam Telus dhe Dr. Andrew Rivkin, për mbështetjen dhe besimin në punën e saj shkencore.

Ky vlerësim përfaqëson jo vetëm një moment historik personal për Hysenin, por edhe një dëshmi të fuqishme për potencialin e të rinjve nga Kosova në rangun e shkencës botërore

Pranvera Hyseni është kandidate për PhD e Studimeve Planetare pranë Universitetit Santa Cruz të Kalifornisë.

Ajo ishte nismëtare e OJQ “Astronomy Outreach of Kosova”, ndërsa me kontributin e saj u mundësua edhe ndërtimi i Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë, i vendosur në Rashincë të Shtimes.

Continue Reading

Kosovë

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për herë të gjashtë radhazi në përpjekje për të zgjedhur kryetarin dhe më pas edhe nënkryetarët e organit më të lartë ligjvënës të vendit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për herë të katërt, i mori vetëm 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjedhur.

Disa parti parlamentare po e kundërshtojnë zgjedhjen e saj si kryeparlamentare, pasi e konsiderojnë si një “figurë përçarëse”, por partia fituese, e cila e ka të drejtën ekskluzive për të propozim, insiston se Haxhiu është kandidate meritore.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi deputetët se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 27 prill në orën 10:00.

Continue Reading

Trending