Connect with us

Kosovë

Nga 1 maji rryma shtrenjtohet për 16.1 %

Published

on

Zyra Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) ka miratuar tarifat e reja energjetike, të cilat janë shtrenjtuar për 16.1 %  krahasuar me çmimin aktual.

Me tarifat e reja që do të hyjnë në fuqi me 1 maj, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë brenda një muaji do të paguajnë 9.05 centë për kilovat nga 7.79 centë sa paguajnë aktualisht.

Ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, kilovati do të kushtojë 15.43 centë nga 14.45 sa është aktualisht.

Gjithashtu rritje të çmimit do të ketë edhe për tarifat e shpenzimit të energjisë gjatë natës. Kështu, në periudhën nga 1 prilli deri më 30 shtator, nga ora 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit, çmimi i ri për kilovat do të jetë 3.88 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë. Ndërkaq, ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë do të paguajnë 7.21 centë për kilovat nga 6.81 centë sa paguajnë aktualisht.

ZRRE-ja më 11 prill miratoi kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale, pasi sipas KOSTT, KEDS dhe KESCO, ngritja e çmimit të rrymës është i domosdoshëm për shkak të importit të energjisë elektrike.

Shtrenjtimi i rrymës u kundërshtua si nga bizneset ashtu edhe nga grupet e qytetarëve të cilët edhe protestuan disa herë para se ZRRE-ja të merrte vendimin për ndryshim të çmimit të energjisë.

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Kosovë

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë nuk pranojnë fajësinë

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë filloi seanca gjyqësore ndaj Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq të akuzuar për rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin, Afrim Bunjaku.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, më pas, u vranë tre sulmues.

Më 11 shtator të vitit 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale, shumica prej të cilëve përfshirë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Ata dyshohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë .

Në seancën e sotme, tre të akuzuarit, Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit u deklaruan të pafajshëm.

Në shqyrtimin fillestar të këtij rasti më 9 tetor të vitit të kaluar, prokuroria kërkoi që gjykimi të nisë edhe për të akuzuarit që nuk ndodhen në Kosovë. Pas kundërshtimit të avokatëve mbrojtës, gjyqtari Arben Hoti kërkoi një mendim juridik nga Gjykata Supreme për interpretimin e ligjit, që konstatoi se kjo çështje është “e drejtë diskrecionale” e gjyqtarit, por që një vendim ii tillë ende nuk është marrë.

Continue Reading

Kosovë

Osmani i përgjigjet Deharit: Obligoheni të vazhdoni seancën sipas rregullores së Kuvendit

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani i është përgjigjur letrës nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, i cili kërkoi sugjerime për situatën e paprecedentë të krijuar në Kuvend, kur të zgjedhurit për deputetë nuk miratuan raportin e Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve.

Në këtë letër, Osmani duke cituar Aktgjykimin Nr.KO72/20 të Gjykatës Kushtetuese thotë se “struktura e normave kushtetuese që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore që burojnë nga vota e popullit, duhet të interpretohet në atë mënyrë që të jetësojnë e jo të bllokojnë themelimin dhe ushtrimin efektiv të funksioneve përkatëse.“

Duke përmendur edhe Aktgjykimin Nr. KO119/14, në të cilin Gjykata Kushtetuese ka obliguar të gjithë deputetët e Kuvendit që në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe dispozitat e Rregullores së Kuvendit, ta gjejnë mënyrën për ta bërë Kuvendin funksional, presidentja Osmani fton Kryesuesin e seancës konstituive ta realizojë këtë seancë në përputhje me parimet kushtetuese, Rregulloren e Kuvendit dhe legjislacionin në fuqi.

Ndryshe, Rregullorja e Kuvendit përcakton që një seancë e re duhet të thirret brenda 48 orësh, që do të thotë se vazhdimi i kësaj seance duhet të mbahet më së voni deri të enjten, më 17.04.2025.

#

Continue Reading

Trending