Connect with us

Kosovë

Ministri Damka akuzohet për “sulm” dhe “kanosje”

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një personi tjetër nën dyshimin për veprat penale “sulm” dhe “kanosje”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Damka, më 9 shkurt në Prizren kishte përdorur forcë fizike ndaj A.M. dhe M.J. pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, lidhur me publikimin e disa informatave dhe lajmeve në rrjetet sociale, për partinë KDTP dhe për të pandehurin Damka.

Damka poashtu akuzohet se i ka kanosur me fjalë, se do t’i privojë nga jeta, të dëmtuarit A.M. dhe M.J.

I pandehuri tjetër, F.D. (1992), akuzohet se e ka kanosur me fjalë të dëmtuarin M.J., dhe se me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Damka ishte arrestuar ditën e zgjedhjeve, më 9 shkurt 2025, nën dyshimin për sulm dhe kanosje të një kandidateje për deputete, derisa ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Arresti shtëpiak i është ndërprerë më 7 mars, derisa masa i është zëvendësuar me ndalimin për t`iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Kosovë

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës më 15 prill

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re të Kuvendit më 15 prill 2025.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, ka njoftuar Presidenca.

Continue Reading

Arbëri

Në Tiranë arrestohen dy shtetas të Kosovës, dyshohen për trafikim të armëve

Published

on

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Tiranë dy shtetas të Kosovës, nën dyshimin për trafikim të armëve me vlerë rreth10 mijë euro.

Në njoftimin e policisë shqiptare thuhet se të dyshuarit, A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë,  janë arrestuar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”,  nga njësiti për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. 

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë derisa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Kosovë

Presidenca kundërshton shtrenjtimin e rrymës

Published

on

Presidenca e Kosovës ka kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në komentin dërguar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në kuadër të procesit të shqyrtimit të tarifave, Presidenca ka propozuar disa rekomandime për të parandaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15%.

Ky shtrenjtim, sipas Presidencës, do të ishte barrë e madhe për qytetarët dhe do të ndikonte drejtpërdrejt në rritje të inflacionit dhe rënie të fuqisë blerëse.

Dokumenti i plotë i Presidencës:

Powered By EmbedPress

Continue Reading

Trending