Connect with us

Kosovë

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes mesazheve telefonike

Published

on

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mashtrimet që vijnë nëpërmjet mesazheve  të dyshimta telefonike (SMS).

Përmes një njoftimi të publikuar sot, Policia thotë se ditëve të fundit kanë vërejtur rritje të ankesave për raste të tentimit të mashtrimit  përmes mesazheve telefonike të cilat përmbajnë vegëza të dyshimta dhe duke klikuar në to, mashtruesit mund të fitojnë qasje në llogaritë bankare të qytetarëve ose të dhëna tjera personale.

Policia apelon tek qytetarët që t’i marrin parasysh këto këshilla:

•       Mos klikoni asnjë link të dyshuar që i pranoni përmes mesazheve (SMS) telefonike.

•        Mos jepni të dhënat tuajt personale si fjalëkalime apo informacione bankare përmes faqeve të panjohura.

•        Verifikoni çdo mesazh të dyshimtë duke kontaktuar drejtpërdrejt institucionin ose kompaninë që pretendohet se ju ka dërguar mesazhin.

•        Raporto Rastin tek Autoritetet përkatëse ose ta banka e juaj (të bllokojnë transferin e të hollave) nëse keni dhënë informacione të ndjeshme.

Policia ka bërë thirrje që nëse keni dyshime ose keni rënë viktimë e një mashtrimi të tillë, të kontaktoni menjëherë autoritetet përkatëse policore.

#

Kosovë

Me homazhe në Prekaz fillon manifestimi treditor “Epopeja e UÇK-së ”

Published

on

Me homazhe në Prekaz, sot edhe zyrtarisht ka filluar manifestimi treditor gjithë popullor “ Epopeja e UÇK-së ”, në përkujtim të 27 vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri.

Më 5 mars të vitit 1998, forcat ushtarake dhe policore serbe filluan sulmin e tretë ndaj komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, familjes së tij dhe lagjes së Jasharëve në Prekaz të Skenderajt.

Luftimet kishin zgjatur tri ditë, më 5, 6 dhe 7 mars. Nga familja e ngushtë e Adem Jasharit ishin vrarë 22 anëtarë dhe 33 dëshmorë të lagjes dhe të tjerë. Sulmit i kishin shpëtuar Bashkimi, djali i Rifat Jasharit që kishte dalë nga rrethimi dhe Besarta, vajza e Hamzës.

Continue Reading

Kosovë

Nga rrëshqitja e dheut mbyllet  përkohësisht një pjesë të autostradës Prishtinë-Prizren

Published

on

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut  sot është mbyllur përkohësisht një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin 27, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

Ky segment do të mbetet i mbyllur për qarkullim deri në pastrimin e dheut të shembur.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë. Lusim të gjithë qytetarët e vendit tonë, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative. Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim të Ministrisë.

Continue Reading

Kosovë

Kurti s’shkoi për të dhënë dëshmi, reagon Prokuroria Speciale

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti të martën se është i gatshëm të dëshmojë në rastin e rezervave shtetërore dhe i ftoi sërish hetuesit e Prokurorisë Speciale që për intervistë të shkojnë në zyrën e tij.

Këto komente, Kurti i bëri nga Gjilani, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti për fëmijë.

Në kohën që ishte në Gjilan, në orën 10:00 të paradites, ai ishte i ftuar të paraqitej në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me urdhër nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kurti u tha mediave se asnjëherë s’ka refuzuar të dëshmojë dhe se mirëpret Prtokurorinë e Shtetit në zyrën e kryeministrit.

“Nëse Prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme dëshminë time, ajo do të vinte te ne. Një prokuror që ka synim dëshminë e një dëshmitari, ajo nuk humb kohë. Shtrohet pyetja pse i humbi Prokuroria 3 muaj. Për bindjen time është e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarku sesa të sjellë drejtësi. Kurrë Prokuroria e Shtetit në Kosovë s’ka qenë më e lirë. Lirinë po e përdor e keqpërdor për të luftuar Qeverinë, e jo krimin e korrupsionin. Gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëshmoj”, ka shtuar Kurti.

Ndërkohë Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas mosparaqitjes së kryeministrit Kurti për dëshmi, do të veprojë duke respektuar legjislacionin në fuqi.

“Dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës” – thuhet në reagim.

Kryeministri Albin Kurti është urdhëruar që dëshminë ta jap më këtë datë pas vendimit të Gjykatës të datës 21.02.2025, e cila e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë që ta urdhërojë kryeministrin e vendit që të paraqitet në zyrat e PSRK-së.

Continue Reading

Trending