Connect with us

Kosovë

Rezultatet zyrtare KQZ

Published

on

Kosovë

Arrestohen 5 persona në Pejë – Planifikonin vrasjen e dy personave

Published

on

Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar se kishin planifikuar vrasjen e dy personave në Pejë dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

Të dyshuarit, me inicialet D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M. me vendim të prokurorit special janë ndaluar për 48 orë.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës (PSRK), mbrëmë me datë 21.02.2025, kanë realizuar operacioni policor për arrestimin e ‘Grupit të Organizuar Kriminal’ të cilët kishin planifikuar dhe ndërmarr veprime përgatitore për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje’ dhe dhe ‘Shkaktimit të Rrezikut të Përgjithshëm’ ndaj dy viktimave në Pejë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit  që është kryer në gjashtë lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar granata dore, pushkë, revole, municion i kalibrave të ndryshëm si dhe një sasi e lendes narkotike, telefona celular dhe dëshmi të tjera.

Continue Reading

Kosovë

Gjykata Speciale liron me kusht Ismet Bahtijarin dhe Sabit Jonuzin

Published

on

Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi janë liruar me kusht nga vuajtja e dënimit në Hagë, me urdhër të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Në njoftim bëhet e ditur se Bahtijari dhe Januzi, të dënuar me nga dy vjet burgim për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve do të lirohen me kusht më 21 shkurt 2025 pasi ata kanë plotësuar kriterin për modifikim të dënimit, meqë i kanë vuajtur dy të tretat e dënimit me burgim.

Gjykata Speciale më 4 shkurt pati miratuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, e cila ishte arritur mes Haxhi Shalës, Ismet Bahtijarit dhe Sabit Januzit me Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Bazuar në të, Shala u dënua me tre vjet burgim kurse Bahtijari dhe Januzi me nga dy vjet burgim.

Në dënim u është llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Të dy janë arrestuar më 5 tetor 2023.

Continue Reading

Kosovë

KQZ publikon rezultatet  preliminare pas numërimit të 100% të vendvotimeve

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar të dhënat e rezultateve preliminare nga numërimi i 100% të votave për partitë politike.  Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

Ndërkohë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është drejt përfundimit pasi deri tani janë numëruar  92.73% e vendvotimeve.  Numërimi ka përfunduar në 31 komuna ndërsa ende po vazhdon në Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.

Pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, do të nisë edhe numërimi i votave nga diaspora, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Continue Reading

Trending