Connect with us

Kosovë

Manchester City – Real Madrid, finalja para finales në barazhin e Ligës së Kampionëve  

Published

on

Ndeshja e ndërmjet dy gjigantëve evropianë,  Manchester City dhe Real Madrid është një nga përballjet më interesante e çifteve të plejofit të Ligës së Kampionëve.

Me shumë kërshëri pritet edhe ndeshja mes Brest dhe Paris Saint-Germain, si dy ekipet franceze me ecurinë më të mirë në fazën e parë të formatit të ri Ligës së Kampionëve.

Nga tërheqja e shortit për fazën e plejofit në Ligën e Kampionëve që u zhvillua sot në Nyon të Zvicrës u mësuan edhe çiftet tjera të barazhit për kalim në raundin e 1/8-ës të kësaj gare elitare.

Ekipet që do të luajnë mes vete në fazën e plejofit janë:

Ndeshjet e para të plejofit do të zhvillohen më 11 dhe 12 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 18 dhe 19 shkurt.

Fituesit e këtyre takimeve do të përballen me ekipet që kaluan direkt në raundin e 1/8-ës, Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille apo Aston Villa.

Raundi i 1/8-ës do të luhet më 4-5 dhe 11-12 mars 2025.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

Në seancën fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli u deklarua “plotësisht i pafajshëm” kurse i akuzuari si kryes i vrasjes, Granit Kokalla u mbrojt në heshtje.

I akuzuari i tretë, Kushtrim Kokalla, tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me avokatin, ndërkaq,  i akuzuari i katërt , Tom Dodaj në mënyrë vullnetare e ka pranuar fajësinë, ku  sipas aktakuzës, ka thënë se ia ka shitur Murselit armën e vrasjes me 20 fishekë për 280 euro.

Dodaj, u dënua me pesë vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë dhe rasti i tij u veçua nga rasti ndaj tre të akuzuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Ademaj, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Naim Murseli kishte premtuar 30 mijë euro pagesë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës, dhe madje e kishte mbajtur me njërën dorë, që ajo të mos shmangte plumbin.

Nëse gjenden fajtorë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla mund të dënohen nga 10 vjet deri me burgim të përjetshëm.

Continue Reading

Kosovë

Zbulohet laboratori ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara për 51 shtete

Published

on

Policia e Kosovës ka zbuluar në Prishtinë një laborator të sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë.

Në njoftim bëhet e ditur se më 24 janar 2025 policia kishte ndaluar një automjet të dyshuar ku u gjetën dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës. Shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Pas hetimeve intensive, u zbulua kjo shtëpi e cila shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara. Aty u sekuestruan makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës, thuhet më tej në njoftim.

Ky rast po hetohet nga Prokuroria Speciale si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar”.

Continue Reading

Ferizaj

Trumpi “inaugurohet” së pari në Bibaj e pastaj në Uashington

Published

on

Fshati Bibaj dhe shkolla “Muharrem Shemsedini” e kanë vazhduar traditën e organizimit të ceremonisë simbolike të inaugurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

100 flamuj amerikanë janë vendosur në rrethojat e shkollës përgjatë rrugës që mban emrin e të birit të ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili sot ia dorëzon detyrën republikanit Trump, të cilin e kishte mposhtur katër vjet më parë.

Nxënësit dhe personeli i shkollës kanë thënë se janë krenarë për organizimin, duke marshuar përgjatë shtegut, anash të cilit janë vendosur 47 flamuj amerikan, që simbolizon presidentin e 47-të amerikan.

Nisma për ceremoninë është propozuar dhe organizuar nga këshilli i Fshatit.

Sikur se katër vjet më parë, edhe kësaj here, shkolla e ka mbështetur organizimin, me nxënësit që kanë qëndruar në temperatura të acarta në oborrin e shkollës.

Por ndryshe nga hera e kaluar, sivjet nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e KFOR-it amerikan  nga kampi Bondsteel.

Për aktivistin e shoqërisë civile, Kenan Gashi, mosprania e amerikanëve është mesazh për politikën kosovare, sidomos për pushtetin në raport me kërkesat e aleatëve amerikanë.

Por drejtori Fazliu thotë se është e rëndësishme që populli i Kosovës t’ia dëshmojë edhe më këtë ceremoni aleatëve amerikanë se do të jetë në krah të tyre pavarësisht se kush është në krye të Shtëpisë së Bardhë.

E Xhesina e vogël mendon se amerikanët janë në krah të shqiptarëve, pavarësisht se sot nuk pati përfaqësues të Ushtrisë amerikane në shkollën e Bibajve.

Reporter: Rexhep Maloku / RTV TEMA
Kamera: Petrit Ilazi / RTV TEMA

Continue Reading

Trending