Connect with us

Ferizaj

Ferizaj pa rrymë për më shumë se 5 orë

Published

on

Ferizaj është përballur me një ndërprerje të energjisë elektrike që nga ora 17:00, e cila po zgjat tashmë për më shumë se pesë orë.

Sipas raportimeve, ndërprerja ka prekur jo vetëm qendrën e qytetit, por edhe disa fshatra përreth.

KEDS, kompania përgjegjëse për shpërndarjen e energjisë elektrike, ka bërë të ditur se shkaku i ndërprerjes është një lidhje e shkurtër Fazë-Tokë (Phase to Earth).

Banorët e Ferizajt kanë shprehur shqetësim për ndërprerjet e shpeshta të rrymës në javët e fundit. KEDS ka deklaruar më parë se këto ndërprerje janë rezultat i mbingarkesës në rrjet për shkak të rritjes së konsumit të energjisë elektrike.

Ndërsa KOSST ka njoftuar se nesër, më 23 janar 2025, në orën 13:00, do të inaugurohet transformatori i ri elektrik 110/35/10(20)kV Ferizaj 3 – Kastriot.

Sipas deklaratave të drejtorit të KOSST dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ky transformator pritet që të stabilizojë problemin e mbingarkesës në furnizimin me energji elektrike në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen katër persona të dyshuar që po përgatisnin një vrasje

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona nën dyshimin për përgatitje të një vrasjeje.

Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se mes Prishtinës dhe Pejë, të dyshuarit u kapën në flagrancë teksa po merrnin armët për kryerjen e vrasjes.

“Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshëm si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme”, thuhet më tej në njoftim.

Tre nga të arrestuarit  janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta afaristi ferizajas Sami Krasniqi

Published

on

Është ndarë nga jeta afaristi ferizajas Sami (Tahir) Krasniqi.

I ndjeri ishte pronar i kompanisë prodhuese “Ferplast”.

Njoftimi u bë nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, 30.01.2025, në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit në Fshat të Vjetër.

Continue Reading

Ferizaj

Trumpi “inaugurohet” së pari në Bibaj e pastaj në Uashington

Published

on

Fshati Bibaj dhe shkolla “Muharrem Shemsedini” e kanë vazhduar traditën e organizimit të ceremonisë simbolike të inaugurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

100 flamuj amerikanë janë vendosur në rrethojat e shkollës përgjatë rrugës që mban emrin e të birit të ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili sot ia dorëzon detyrën republikanit Trump, të cilin e kishte mposhtur katër vjet më parë.

Nxënësit dhe personeli i shkollës kanë thënë se janë krenarë për organizimin, duke marshuar përgjatë shtegut, anash të cilit janë vendosur 47 flamuj amerikan, që simbolizon presidentin e 47-të amerikan.

Nisma për ceremoninë është propozuar dhe organizuar nga këshilli i Fshatit.

Sikur se katër vjet më parë, edhe kësaj here, shkolla e ka mbështetur organizimin, me nxënësit që kanë qëndruar në temperatura të acarta në oborrin e shkollës.

Por ndryshe nga hera e kaluar, sivjet nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e KFOR-it amerikan  nga kampi Bondsteel.

Për aktivistin e shoqërisë civile, Kenan Gashi, mosprania e amerikanëve është mesazh për politikën kosovare, sidomos për pushtetin në raport me kërkesat e aleatëve amerikanë.

Por drejtori Fazliu thotë se është e rëndësishme që populli i Kosovës t’ia dëshmojë edhe më këtë ceremoni aleatëve amerikanë se do të jetë në krah të tyre pavarësisht se kush është në krye të Shtëpisë së Bardhë.

E Xhesina e vogël mendon se amerikanët janë në krah të shqiptarëve, pavarësisht se sot nuk pati përfaqësues të Ushtrisë amerikane në shkollën e Bibajve.

Reporter: Rexhep Maloku / RTV TEMA
Kamera: Petrit Ilazi / RTV TEMA

Continue Reading

Trending