Connect with us

Ferizaj

Arrestohet një ferizajas për kanosje dhe ekspozim të armës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për kanosje të një personi tjetër, të cilin, pas një mosmarrëveshjeje kishte tentuar ta sulmojë fizikisht duke ekspozuar një armë.

Rasti është raportuar në polici të mërkurën, më 18.09.2024, në ora 10:00.

Pas arrestimit të të dyshuarit dhe në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, 31 fishekë dhe një qese me sasi të vogël substancë që dyshohet të jetë narkotikë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj

Tejkaloi automjetet në “zebër” – 3 muaj ndalesë vozitjeje shoferes në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj i ka shqiptuar një shofere 26 vjeçare  gjobë prej  200 €, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit për tre muaj, pasi e njëjta ka bërë tejkalimin e automjeteve në vendkalimin e këmbësorëve.

Policia e stacionit në Ferizaj, me datën 18.09.2024 rreth orës 14:00 ka pranuar një informatë nga qytetarët se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj një shofere e veturës “Renault” ka bërë tejkalimin e automjeteve në vendkalimin e këmbësorëve, duke i rrezikuar këmbësorët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor”.

Policia e ka identifikuar shoferen  e moshës 26 vjeçare, të cilës i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Ekrem Metushi – Rrapi

Published

on

Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, eprori i ZON-ës, Ekrem Metushi – Rrapi.

Lajmi u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Ferizaj.

Në nderim të jetës dhe veprës së të ndjerit Ekrem Metushi – Rrapi, të martën, më 17.09.2024  me fillim në ora 11:00, do të mbahet mbledhje komemorative në teatrin “Adriana” në Ferizaj. Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 17.09.2024 në ora 13:30, në varrezat e fshatit Koshare.

Continue Reading

Ferizaj

Sot nis edicioni i 54-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Published

on

Sot nis edicioni i 54-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, një ngjarje e rëndësishme kulturore që do të zhvillohet gjatë gjithë javës në qytetin e Ferizajt. Ky festival sjell në skenë një program të pasur me shfaqje dhe performanca teatrale nga artistë të njohur lokalë dhe ndërkombëtarë.

Aktivitetet e ditës së parë nisin në ora 11:00 në Qendrën Rinore me punëtorinë teatrale dhe performancën “LUFTA E IV BOTËRORE” nga Gjorgji Rizeskin. Kjo punëtori do të zhvillohet deri në orën 17:00 dhe do të ofrojë një hapësirë për eksplorimin e teknikave të teatrit të rrugës.

Në ora 19:30, në Teatrin “Adriana”, do të mbahet ceremonia e hapjes së festivalit. Pas ceremonisë, në ora 20:00, do të vijojë shfaqja “MISHI I EGËR”, një produksion i Teatrit Shqiptar të Shkupit me tekst nga Goran Stefanovski dhe regji nga Martin Koçovski. Kjo shfaqje është një nga pikat kyçe të programit të sotëm dhe pritet të tërheqë një audiencë të gjerë.

Dita e parë e festivalit do të mbyllet me performancën “ASGJË SIKUR DIELLI” në ora 21:00 në oborrin e Teatrit “Adriana”.

Ky edicion i 54-të i festivalit vazhdon traditën e tij të gjatë duke ofruar një platformë të rëndësishme për artistët dhe adhuruesit e teatrit për të ndarë dhe për të eksploruar format e ndryshme të shprehjes teatrale. Festivali do të vazhdojë gjatë gjithë javës me një varg shfaqjesh, punëtorish dhe aktivitetesh të tjera kulturore, duke ofruar mundësi për pjesëmarrësit që të angazhohen në një spektër të gjerë të artit teatror.

Për detaje të mëtejshme mbi programin dhe aktivitetet, vizitorët mund të konsultojnë faqen zyrtare të festivalit “Festivali Teatrove Ferizaj”.

Continue Reading

Trending