Connect with us

Ferizaj

Kontesti për tokë sillet 9 vite nëpër gjykata

Published

on

     Qazim Samakova, një banor i Komunës së Vitisë, e ka një hall: Ka një kontest pronësor me një të afërm të tij, dhe pasiqë nuk arriti marrëveshje me të, para 9 vitesh iu drejtua Gjykatës në Kaçanik, dhe sot e asaj dite lënda ende sillet nëpër institucionet e drejtësisë.  Pra ai nuk vetëm dertin e kontestit pronësor, por është i inatosur pse lënda e  tij i ka mbetur në sirtaret e Gjykatave.
Që 35 viteve e kam ble një zabel me një kushëri, unë i kam besuar dhe e kam paguar por e kemi bërë marrëveshje pa noter, dhe  gjithë katuni e dinë që unë e kam blerë. Unë e kam dërguar lëndën në gjyq, dhe gjyqi dy vite nuk më ka dërguar asnjë letër, më pas unë kam shkuar tek gjyqtari Rizah e ka emrin, i kam thënë të më tregojë se si është puna, ndërsa më tha se ka ardhur kushëriri ka thënë se  jemi pajtuar, dhe unë i thashë që kjo nuk është e vërtetë dhe se të vazhdojë me lëndën.  Më pas unë i kam dërguar dokumentet në Gjyqin e Prishtinës, dhe më është kthyer lënda që të dalim prapë në gjyq, por ne kemi dalur dy-tri herë por prapë nuk është rregullu asgjë, që 10 vite kështu vazhdon.”, thotë Samakova.
Ne lidhje me rastin , nga Gjykata Themelore të Ferizajt, morëm një pergjegje me shkrim, ku ndër të tjera thuhet se ky institucion e mohon se kjo lëndë është zvarritur nga kjo gjykatë.

Lidhur me pyetjen tuaj për rastin ku paditës është Q.S, kundër të paditurve E.D dhe S.D, në çështjen civile kontestimore vërtetim pronësie,  ju njoftoj se Gjykata Themelore në Ferizaj, Dega në Kaçanik,  seancën në këtë rast e kishte caktuar për date 10 janar 2019, por si pasojë e bojkotit të avokatëve seanca  nuk është mbajtur dhe është shtyrë për datë 25 shkurt 2019 me fillim nga ora 13:00.  Sa i përket pyetjes tuaj me pretendimin për zvarritjen e rastit ju njoftoj se kjo ka ndodhur edhe si pasoje e sigurimit të një dëshmitari i cili gjendet jashtë Republikës së Kosovës, për të cilën janë të njoftuar edhe palët në procedure”, shprehet Zyrtarja për Informim Publik për gjyqësor të Ferizajt, Albënora Bekteshi.
 Ne raportin e Keshillit Gjyqesor te Kosoves thuhet se gjate nentemujorit te vitit 2018, në Gjykaten themelore të Ferizajt kane mbetur 14 mije e 385 lëndë të pazgjidhura,  prej tyre 1757 të natyrës civile, ndërsa në degën e kësaj Gjykate në Kaçanik edhe 3839 lëndë të tjera, nga to 581 lëndë kontestimore civile të shkallës së parë.    

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending