Connect with us

Kosovë

Akil Gjakova mbetet pa medalje në Paris

Published

on

Akil Gjakova nuk ia doli të sigurojë medaljen e bronztë pasi humbi me vazari nga xhudisti japonez Soichi Hashimoto.

Vendi i pestë në Olimpiadë është suksesi më i madh në karrierën e Akilit, por edhe i Kosovës sa i takon sportistëve.

Në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, xhudisti kosovar u mposht nga bartësi i parë dhe kampioni në fuqi i botës, azerbajxhanasi Hidayet Heydarov.

Paraprakisht, Akl Gjakova në çerekfinale mposhti xhudistin italian, Manuel Lombardo derisa në  dy xhirot e para  mposhti me dy vazari brazilianin Daniel Cagnin dhe me ippon austriakun Samuel Gassner.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Mosmiratimi i Raportit për Verifikimin e Mandateve dështon konstituimin e Kuvendit

Published

on

Dështon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pasi të zgjedhurit për deputetë nuk e kanë votuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Sipas procedurës, në seancën konstituive duhej që të zgjedhurit për deputetë, pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhnin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë votuar kundër raportit derisa Lista Serbe ka abstenuar.

Si arsyetim për mosmiratimin e këtij raporti, PDK-ja dhe LDK-ja thanë se nuk po e pranojnë formën e dorëheqjes së dorëzuar nga Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë edhe pse  kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me kabinetin qeveritar, ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kreut aktual të Kuvendit, Glauk Konjufca .

Në letër thuhet se Kurti dha dorëheqjen me ministrat për të bërë betimin si deputetë të Kuvendit.

Për aktin e mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, Albin Kurti i ka akuzuar këto parti për “sulm brenda institucional” kundër Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike.

Pas këtij vendimi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se do t’i drejtohen presidentes, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.

Rregullorja e Kuvendit përcakton që një seancë e re duhet të thirret brenda 48 orësh, që do të thotë se seanca e re duhet të mbahet më së voni deri të enjten.

Continue Reading

Kosovë

Sudani e njeh Republikën e Kosovës

Published

on

Presidenca e Kosovës e bëri të ditur se sot Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur e sovran. Kjo u bë e ditur nga takimi i presidentit të Sudanit me presidenten Vjosa Osmani në Turqi.

Continue Reading

Kosovë

Hapet vendkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Published

on

Kosova dhe Maqedonia e Veriut përuruan sot pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë, duke hequr kështu kontrollin dhe ndalesën e dyfishtë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Tani, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa të dhënat e tyre do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik. Policët kufitarë të të dyja shteteve do të punojnë në një pikë të përbashkët kontrolli.

Në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski u tha se kontrolli i përbashkët kufitar do t’i zvogëlojë pritjet në kufi dhe do të ndikojë në rrije ekonomike mes dy vendeve.

Republika e Kosovës i ka tri pika zyrtare kufitare me Maqedoninë e Veriut, ndërsa kontrolli i përbashkët kufitar do të vlejë në dy prej tyre, përfshirë atë Glloboqicë – Jazhincë.

Continue Reading

Trending