Connect with us

Ferizaj

Greva e SBASHK-ut nis edhe ne Ferizaj

Published

on

Mësimdhënësit e shkollës së mesme profesionale “Zenel Hajdini”, sot ishin në shkollë, por jo edhe në orë mësimore. Ngjashëm ishte edhe në të gjitha shkollat e tjera fillore dhe te mesme të Ferizajt.

Ata po zbatonin grevën e paralajmruar të SBASHK-ut, se pa u plotësuar kërkesat e tyre, sic është rishikimi i projektligjit për paga, nuk do të ketë fillim të procesit mësimor.
Kryetari i SBASHK-ut në Ferizaj Rexhep Sadiku, tha se greva e mësimdhënësve në Ferizaj është mbajtur në përpikëri.  Sadiku tha se shpreson se autoritetet do të reflektojnë karshi vendosmërisë së tyre, dhe se do ta nxjerrin arsimin vendor, siç u shpreh ai, nga kjo vdekje klinike.
Sipas të gjitha burimeve tona, duke filluar nga cerdhet e deri tek shkollat e mesme greva është duke u zhvilluar sipas një dinamike normale, pra është grevë e qind për qind.  Shpresojmë se autoritet përgjegjëse duke parë këtë vendosmëri do të bëjnë një transformim të tyre dhe do të marrin punët me seriozitet  dhe do t’i qasen kësaj problematike me qëllim që të dalim nga kjo problematikë”, tha Sadiku, kryetar i SBASHK-ut në Ferizaj
Mësimdhënësit grevistë shprehen se nuk po kërkojnë një koeficient sikurse të kryeministrit por një barazim me sektorët e tjerë.  Sipas tyre,  ata janë renditur në kategorinë e fundit të sektorit publik dhe kjo duhet të ndryshohet.
Janë të arsyeshme kërkesat tona sepse planifikimi që është bërë konkretisht koeficienti që është bërë ne sferat e tjera krahasuar me ato që është planifikuar për ne, i bie që neve na kanë lënë mbrama, koeficienti ynë është më i ulëti se të tjerët, dhe duke u nisur nga kjo SBASHK-u ka shpallur grevë, në shpresojmë se nuk do të zgjasë greva shumë dhe ministria të reflektojë. Ne nuk kemi dëshirë të humbim kohë”, tha Ismet Aliu, mësimdhënës.

Ne jemi me një koeficient prej 2.0, jemi kategoria e parafundit si arsimtarë kurse dihet roli ynë që është për edukimin e brezave, prandaj ne kërkojmë që ky koeficient të jetë  së paku 3,0. Na vie keq për nxënësit që sot ka qenë dashtë të jenë nëpër bankat e tyre, por kjo është shkaku i neglizhencës së ministrisë. Këto kërkesa janë minimale sepse  duke parë sektorët e tjerë, kualifikimi i jonë nuk është duke u paguar, ne dëshirojmë që mësimdhënësi të ketë një pagë të dinjitetshme”, tha Hazir Syla, mësimdhënës.

Përndryshe, greva e nisur sot e mësimdhënësve është mbajtur nga ora 9 deri në orën 12, ndërsa sipas paralajmërimeve të grevistëve, ajo mund të zgjasë edhe me muaj të tërë.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending