Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale
Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.
Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.
Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën, më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre, së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.