Connect with us

Ferizaj

Fëmijët me sindromën Down marrin dhurata nga kryetari Aliu

Published

on

Në prag të festës së Vitit të Ri, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka vizituar shoqatën e personave me sindromën Down në këtë qytet, ku ka shpërndarë dhurata për fëmijët e kësaj shoqate.

Gjatë kohës sa qëndroi atje, Aliu u zotua se në vitin 2019 nuk do të mungoj përkrahja e institucioneve lokale për këtë shoqatë.

“Ne jemi munduar ta mbështesim shoqatën në aktivitetet e tyre, sigurisht se qysh sot i zotohemi shoqatës, por edhe familjarëve dhe fëmijëve se ne edhe në vitin 2019 do t’i  mbështesim edhe më fuqishëm, sepse e ndjejmë nevojën që të mbështesim më shumë pikërisht këta fëmijë. Ne do të jemi në detyrën tonë që  të ketë sa më shumë mirëqenie dhe sa më shumë përkujdesje e mbështetje për këta fëmijë dhe familjarët e tyre”, tha Aliu.

Ndërsa, menaxherja e Shoqatës ”Down Syndrome Kosova” në Ferizaj, Yllka Mani, tha se presin mbështetje më të madhe nga komuna në vitin që po hyjmë.

 “Me hapësirën e re, objektin e ri shërbimet në shoqatën tonë janë rritur. Është rritur numri i shërbimeve terapeutike me fizioterapi, gjuhë dhe komunikim, është hapur kafiteria X21 e cila u ka mundësuar të rriturve të trajnohen dhe të punësohen dhe gjithashtu është rritur numri i vullnetarëve, praktikantëve dhe anëtarëve të shoqatës sonë. Ne kemi pasur një mbështetje nga komuna gjatë vitit 2018, të cilët kanë pranuar, kanë aprovuar projektin tonë, projekt i cili mbështet shërbimet brenda shoqatës sonë, shpresoj që edhe në vitin 2019 të kemi një mbështetje edhe më të madhe nga kryetari i komunës”, tha Yllka Mani.

Sipas të dhënave të kësaj shoqate, në komunën e Ferizajt janë mbi 90 persona me sindromën Down, ndërkaq në këtë qendër marrin shërbime rreth 30 fëmijë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending