Connect with us

Kosovë

Durmishi konfirmoi se Prokuroria Speciale e ftoi si të dyshuar

Published

on

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, pas intervistimit në Prokurorinë Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë ka deklaruar se ka qenë i ftuar si i dyshuar.

Durmishi u tha mediave se kjo fazë është fillestare gjatë së cilës ka sqaruar pyetjet e prokurorit për të dëshmuar “pastërtinë e plotë” të tij në procesin e ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë.

“Isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë. Kryesisht kjo është fazë e fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova po thuaj se të gjitha pyetjet të cilat I kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje po zhvillohen punimet me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një farë mënyre sqarova para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces.

Bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operator ekonomik, ankues në kohën kur janë nënshkruar këto kontrata e cila është krejtësisht e pabazuar. Ka vendime edhe të OShP-së, dokumente të cilat janë publike dhe që dëshmojnë pastërtinë tonë në gjithë këtë proces. Prandaj thjeshtë ishin disa sqarime të prokurorit të cilat ai i mori dhe tash po presim”, tha ai.

Durmishi shtoi se punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë do të vazhdojnë dhe pritet që brenda vitit të përfundojnë.

Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj një personi për krime lufte në Suharekë

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari me iniciale V. N për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës.

“I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave M.A. dhe SH.A.,  si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S.”, thuhet në njoftim

Për shkak se i pandehuri V.N është i pa arritshëm për organet e drejtësisë, Prokuroria thotë se janë “ plotësuar kushtet ligjore për ngritjen e aktakuzës në mungesë”.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Continue Reading

Kosovë

Specialja arreston Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Bashkim Smakajn

Published

on

Gjykata Speciale ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliun, vëllain e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu.

Në njoftimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar bëhet ditur se  operacionet e saj në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë autorizuar “nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.

Ish kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ishte arrestuar edhe më parë, në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimin për pengim të drejtësisë. Në maj, ai u lirua me kusht. Aktakuza e ndryshuar ndaj tij u ngrit më 28 qershor.

Bashkim Smakaj e kishte udhëhequr AKI-në nga viti 2009 deri në vitin 2015, kur kishte dhënë dorëheqje pak pasi ishte emëruar për mandatin e tij të dytë.

Vitin e kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar pati bastisur shtëpinë e Bashkim Smakaj dhe atë të Fadil Fazliut.

Continue Reading

Ferizaj

Vajza 10 vjeçare e plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.

Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Trending