Connect with us

Ferizaj

Pakënaqësi për vendosjen e posterit mbi simbolin e kamarierit

Published

on

Murali i vendosur në ballinën e hotel ”Lybetenit” që paraqet figurën e kamarierit, me të cilin identifikohet qyteti i Ferizajt, është mbuluar nga një poster në të cilin paralajmërohet mbajtja e një koncerti nga disa këngëtarë ferizajas në klubet e natës së këtij qyteti. Ky veprim ka ngjallur pakënaqësi ndër ferizajas të cilët konsiderojnë se institucionet komunale janë ato që duhet të reagojnë për mbrojtjen e vlerave kulturore e artistike të qytetit. Artistja Lebibe Topalli, që është edhe drejtoreshë e Festivalit Ndërkombëtare të Muraleve, tha se vendosja e këtij posteri mbi muralin e parë të Ferizajt është shumë e pahijshme, sidomos në këtë kohë festash.

 “Kamarieri si mural i parë i viteve 67 është bërë simbol i qytetit tonë dhe nuk më është dukur e hijshme kur e kam parë në mëngjes, sepse në prag të festave kur e tërë panorama është tek kjo pjesë mendoj se çdo fotografi, video apo prezantim i qytetit tonë do të dukej sikur është një qytet tjetër, nuk jam kundër këngëtarëve sepse janë këngëtarë që kanë bërë emër, por nuk është vendi adekuat për vendosjen e këtij posteri”, tha Lebibe Topalli.

Ndërsa, në Drejtorinë e Urbanizmit thonë se nuk kanë lëshuar leje për këtë, meqë nuk posedojnë ndonjë rregullore të veçantë e cila do të vendoste rreth kësaj.

“Figura e kamarierit nuk është simbol zyrtar i Ferizajt, hoteli nuk është monument apo objekt i mbrojtur dhe fotografia e kamarierit nuk është simbol që ne duhet me mbrojt, në qoftë se pronarët e hoteleve sot kishin ardhë me kërku leje për rrënim të hotelit Drejtoria e Urbanzimit është e detyruar me dhanë leje sepse nuk është monument i mbrojtur. A është mirë apo keq mua nuk më ka pengu vendosja e asaj reklame, ndërsa a i kemi dhënë leje apo jo, faktikisht pronari i objektit ka kërkuar leje prej nesh, por  pasi që ne nuk e kemi këtë lloj të reklamave të vendosur në fasada në muri nuk  e kemi të tatimueshme, nuk është në rregulloren e taksave për me ia caktu tarifën sa duhet me pagu, ne nuk i kemi dhënë leje”, tha Aliu.

Aliu, i cili është familjar i dy prej këngëtarëve që paraqiten në këtë poster, Mozzik dhe Getinjo, konsideron se po bëhet zhurmë e panevojshme për këtë.

 “A ka të drejtë me u vendos një reklamë në mure apo të shkruhet diçka rregullorja e inspektorëve thotë që duhet me leje të Urbanizmit, por e ndaluar nuk është, sepse unë kam dhënë leje edhe për murale, artistët  e Ferizajt kanë bërë vizatime në mure dhe unë u kam dhënë leje, por ata nuk kanë leje të përjetshme, një mural nuk e sanksionon objektin a ka të drejtë me u ndryshu apo jo, unë mendoj se është duke u bërë një zhurmë e panevojshme, unë mundem me leju deri në fund të vitit pasi nuk është duke iu ndryshu fasada e hotelit, por ne duhet të marrim vendim ose duhet me i leju ose jo, por duhet t’i trajtojmë njëjtë, si një reklamë si një mural është njëjtë, ne nuk duhet të lejojmë reklamim të gjithçkaje, por për reklamim të artistëve nuk besoj se komuna duhet të bëj kësi sanksione”, tha Aliu.

Kurse, pronari i hotel “Lybeteni” Fahri Bega, thotë se në pronën e tij ka të drejtë të vendos çka të dëshiron.

“Kemi vendosur këtë poster, është poster i përkohshëm, nëse janë ankuar artistë të Ferizajt edhe ky është vet artistë dhe nuk ka asgjë të keqe, është një poster i vendosur përkohësisht, nuk është bërë mural apo ndonjë ndryshim, dhe le ta di çdo artist që kur e kemi blerë nuk kemi pasur kushtëzime dhe është pronë private dhe le të dihet që nesër dua të bëj një ndryshim mund të vendos edhe fotografinë e prindit tim, ne kemi bërë kërkesë në drejtori, por nuk kemi marrë detaje pasi nuk u ditke çmimorja dhe ata mbetën me definu sa me bë pagesë, kështu që ka shumë elemente të tjera që me i vërejt dhe me i ba të mëdhaja, por ato po i eliminojnë ndërsa një gjë të vogël po e rrisin”, tha Bega.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që simboli i kamarierit në Ferizaj, mbulohet me reklama të ndryshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending