Connect with us

Ferizaj

Gjykata kthen në punë Shefqet Hajredinin dhe Xhelal Musën

Published

on

Gjykata Themelore e Ferizajt ka marrë vendim për kthimin në punë të Shefqet Hajredinit dhe Xhelal Musës, të larguar nga pozita e anëtarëve të bordit të ndërmarrjes ”Bifurkacioni” në Ferizaj. Hajredinit dhe Musës që ishin larguar nga puna në mars të këtij viti, në bazë të vendimit të Gjykatës do t’u kompensohen pagat në vlerë mbi 300 euro për muaj.

 “Më datën 20.04.2018, kemi shfrytëzuar të drejtën tonë dhe iu kemi drejtuar Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe pas katër seancave gjyqësore Gjykata Themelore në Ferizaj më 29.10.2018 ka marrë aktgjykim që të aprovohet kërkesë padia e Shefqet Hajredinit dhe Xhelal Musës si e bazuar duke anuluar vendimin e datës 23.03.2018 i nxjerrë nga komisioni i aksionarëve të ndërmarrjes “Bifurkacioni”, do të thotë detyrohen që paditësit t’i sistematizoj në vendin e punës me të gjitha të drejtat dhe detyrimet brenda afatit 7 ditësh, ku përfshihet edhe kompensimi i të ardhurave personale deri në kthimin në vendin e punës. Arsyet që na kanë larguar kanë qenë të ndryshme, por jo të bazuara, kinse mosperformanca e kompanisë, pasqyrat financiare nuk janë sipas standardeve, por të gjitha gjitha këto gjykata i ka hedhur poshtë”, tha Hajredini.

Pas këtij vendimi të Gjykatës Themelore të Ferizajt, komuna e Ferizajt është ankuar në Gjykatën e Apelit, për çka Hajredini thotë se komuna po përdor standarde të dyfishta.

“Kryetari i komunës Agim Aliu po përdor standarde të dyfishta ndaj qytetarëve të Ferizajt, si argument e kemi rastin e Asllan Bajramit drejtorit të QKMF-së, ku me vendimin e shkallës së parë të gjykatës e kthen në vendin e punës, kurse për neve i detyron vartësit e tij që të ankohen në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, çka ne e konsiderojmë si të padrejtë këtë vendim që ka ndërmarrë ndaj nesh”, tha Hajredini.

Sipas vendimit të Gjykatës, shuma që ndërmarrja ”Bifurkacioni” detyrohet t’ua paguaj Hajredinit dhe Musës kap vlerën e mbi 6 mijë eurove, ndërsa komuna e Ferizajt obligohet që paditësve t’ua paguaj shpenzimet e përgjithshme të procedurës në shumë të përgjithshme rreth 1 mijë euro.

Tv Tema tentoi të marrë një përgjigje nga komuna e Ferizajt, mirëpo zyrtarë të saj të kontaktuar gjatë gjithë paraditës, na thanë se nuk mund të prononcohen për këtë sepse po presin epilogun gjyqësor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending