Connect with us

Kosovë

Prokuroria kërkon dënim maksimal për të akuzuarit në rastin “53 milionëshi”

Published

on

Në seancën gjyqësore  për rastin e njohur si “53 milionëshi” prokuroria dhe mbrojtja e të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri dhanë fjalët e tyre përfundimtare, “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht kryetares së  trupit gjykues, gjykatëses Violeta Namani iu drejtua Prokurori special, Valdet Gashi, i cili në fjalën e tij përfundimtare kërkoi dënimin maksimal për të akuzuarit.

“Kërkojmë nga Gjykata që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprën penale që aktakuza i ngarkon, t’i dënojë me dënim maksimal të paraparë për veprën penale në fjalë”, tha prokurori Gashi  pasi siç u shpreh ,  nga provat materiale, por edhe dëgjimi i dëshmitareve, pa mëdyshje është vërtetuar se katër të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen.

 Gashi tha se edhe përkundër opinionit të kompanisë “Hill International”  si mbikëqyrëse e projektit të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi” , është procedura me pagesën e 53 milionëve dhe se është

vërtetuar që midis katër të akuzuarve ekziston elementi i bashkëkryerjes.

Kurse, mbrojtja e të akuzuarve kërkoi lirimin e të akuzuarve nga akuza.

Mbrojtësii i Pal Lekajt,  avokati Musa Damati gjatë fjalës përfundimtare tha se autoriteti përfundimtar për realizmin e pagesës së 53 milionëve ka qenë Qeveria e Republikës së Kosovës andaj ky vendim ishte kolegjial dhe jo individual.

Damati i propozoi trupit gjykues të nxjerrë një vendimi lirues ndaj Lekajt.

Avokati Florent Latifaj i ka propozuar gjykatës të shpallë aktgjykim lirues ndaj Nebih Shatri pasi  i mbrojturi i tij nuk është përgjegjës për asnjë veprim të tij apo pikë të aktakuzës, duke shtuar se i njëjti ka vepruar sipas ligjit dhe me aktin nënshkrimit nga Shatri është arritur të përfundohet autostrada.

Edhe mbrojtësi i Esat Berishës, avokati Afrim Salihu tha se klienti i tij ka punuar në  cilësinë e këshilltarit politik pa të drejta ekzekutive  dhe bazuar në provat shfajësuese të propozuara,  i mbrojturi i tij duhet të dalë i pafajshëm.

I akuzuari Esat Berisha tha se pagesa e shumës  prej 53 milionëve është bërë për shkak të neglizhencës së qeverive të kaluara pasi nuk kanë ndarë mjete të mjaftueshme buxhetore për ndërtimin e kësaj autostrade.

Mbrojtësi i të akuzuarit Besim Tahirit, avokati Urim Vokshi, tha se klienti i tij është i pafajshëm pasi që akuza e Prokurorisë e ngarkon Tahirin se ka vepruar në kundërshtim me  statutin dhe  kodin e mirësjelljes së Komitetit ndërministror, dokumente të cilat sipas avokatit, nuk dihet nëse kanë qenë në fuqi.  

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i Lekajt, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri,  drejtor i Prokurimit Publik në ministrinë e infrastrukturës,  akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e pagesës së shumës prej 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Ferizaj

Vajza 10 vjeçare e plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.

Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë ndaj 26 policëve të dyshuar për marrje ryshfeti

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti.

Aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinës u ngrit kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

 “Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’ “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Kosovë

Trump shpallet president i 47-të i SHBA-së

Published

on

Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-së, duke shënuar një rikthim historik pas mandatit të tij të parë në vitin 2016. Kjo fitore e bën atë presidentin e parë në historinë amerikane që mban dy mandate jo të njëpasnjëshme, si presidenti i 45-të dhe i 47-të i SHBA-së.

Kandidati republikan siguroi një mbështetje të mjaftueshme nga votuesit amerikanë për të rikthyer udhëheqjen në Shtëpinë e Bardhë.

Trump përmbylli një nga fushatat më të polarizuara dhe të ndjekura nga afër në historinë e vendit, duke thirrur amerikanët të “bëjnë Amerikën të madhërishme sërish.”

Ky mandat i dytë historik pritet të sjellë ndryshime në fusha të rëndësishme, si ekonomia, politika e jashtme dhe emigracioni. Fitorja e tij tregon një ndryshim të mundshëm të kursit të SHBA-së në arenën ndërkombëtare, ku priten qëndrime të forta ndaj partnerëve dhe rivalëve globalë.

Reagimet ndërkombëtare për fitoren e Trump janë të shumta dhe të ndryshme. Disa liderë kanë shprehur urimet e tyre për presidentin e ri, ndërsa të tjerë janë shfaqur të kujdesshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me SHBA-në në sfidat globale.

Trump, 78-vjeçar, hyn në histori si kandidati më i moshuar që ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ai është i pari edhe për faktin që është përballur me disa procese gjyqësore dhe i pari ish-president që është ndëshkuar me dënim penal.

Continue Reading

Trending