Connect with us

Ferizaj

”Pjetër Bogdani”, shkolla që po aftëson nxënësit për tregun e punës

Published

on

Operator i makinave me dirigjim kompjuterik, automekanik, instalues  elektrik, instalues i ngrohjes dhe i ujit, janë vetëm disa nga profilet në të cilat po aftësohen nxënësit e shkollës së mesme teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj.

Drejtori i kësaj shkolle profesionale Isuf Çalaj, tha se kjo shkollë është pasuruar edhe më shumë me pajisje mekatronike të cilat i kanë përfituar nga  projekti  ALLEG, i financuar nga Komisioni Evropian dhe i bashkëfinancuar dhe implementuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, nga të cilat pajisje nxënësit pas përfundimit të shkollës së mesme janë të gatshëm për tregun e punës.

“Këto pajisje që i kemi marrë donacion, është një linjë teknologjike e cila bënë transferin e produktit nga një vend në tjetrin, po ashtu bëjnë klasifikimin në bazë të ngjyrës e sasisë, mësimdhënësit kanë ndjekur trajnimet dhe janë të kyçur mjaftë mirë, këtu përfitohet shumë pavarësisht se janë makina gjysmë shkollore dhe gjysmë industriale, mirëpo programi është i njëjtë, nxënësit të cilët dëshirojnë të marrin dije mjafton ta mësojnë programin dhe ata do të jenë të mirëpritur kudo qoftë”, tha Çalaj.

Megjithatë, shqetësim për këtë shkollë vazhdon të mbetet interesimi i ulët i nxënësve për të qenë pjesë e saj.

“E keqja tek ne është se profilet që i kemi hapur tani na duhet një elitë e nxënësve që na vijnë me një përgatitje nga shkolla fillore, kurse e keqja është se kemi nxënës jo të përgatitur siç duhet, ka makina që janë të ndjeshme dhe mund të dalin nga programi, por për momentin mësimdhënësit po janë shumë të kujdesshëm. Kisha apeluar që të vetëdijësohemi të gjithë si prindërit fëmijët, institucionet, pasi me të vërtetë janë profile që i duhen Kosovës, janë profile direkte që kyçen në prodhim”, tha Çalaj.

Basri Kamberi, profesor në shkollën teknike të Ferizajt, tha se nxënësit të cilët vijojnë mësimet në këto profile, e kanë të sigurtë punësimin.

 “Këto janë makina me dirigjim kompjuterik apo CNC, janë makina që punojnë  në mënyrë automatike në bazë të programit që përgatitet paraprakisht, kjo makinë shërben për përpunimin e metalit, këto makina përdoren në shtetet evropiane dhe janë makina që përdoren nëpër fabrika me kapacitete të mëdha, pas tri viteve nëse nxënësit dojnë me mësu  munden me qenë të gatshëm për tregun e punës dhe me punu me makina të këtyre llojeve në fabrika të ndryshme, kryesisht në industritë metalike, në industritë e përpunimit të drurit, e të tjera”, tha Kamberi.

Kurse, nxënësit thanë se shpresojnë që pas përfundimit të shkollës të arrijnë të punësohen.

“Ne me këto makina po krijojmë shumë gjëra, lënda është  e mirë, shpresoj që në të ardhmen të punësohemi në fabrika”, tha Bleron Ademi.

“Në fillim na është dukur shumë program i rëndë, por tani e kemi përvetësuar mjaftë shumë”, tha një tjetër nxënës.

“Jam në drejtimin e instalimit të ngrohjes dhe klimatizimit, këtu bëjmë montimin e  pompave, kemi bërë edhe ngrohjen me nxemje qëndrore këtu në punëtori, e kemi bërë bashkë me profesorin, është drejtim shumë i mirë”, tha Freskim Lohaj.

Në shkollën teknike “Pjetër Bogdani”, ekzistojnë katër  drejtime: makineri, elektroteknikë, komunikacion dhe ndërtimtari.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending