Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg i hapi sot rrugë krijimit të Superligës Evropiane (ESL) në futboll, pasi vendosi se dy institucionet më të larta të futbollit, FIFA dhe UEFA kanë vepruar në mënyrë të paligjshme në bllokimin e krijimit të kësaj lige në vitin 2021.
Në vendimin që u cilësua si jashtëzakonisht i madh dhe i paprecedentë, Gjykata ka thënë se të dy organet, FIFA dhe UEFA po abuzonin me pozitën e tyre dominuese në sport pasi ato vepruan kundër ligjit të konkurrencës duke bllokuar formimin e Superligës Evropiane. Me këtë vendim, ka treguar se shtëpitë e futbollit nuk mund t’i ndalojnë klubet të luajnë në organizime tjera të futbollit.
Liga e propozuar nga klubet nismëtare Barcelona, Real Madrid dhe Juventus që përfshin 12 nga klubet më të mëdha të Evropës, duke përfshirë gjashtë skuadra angleze, u rrëzua menjëherë pasi u shpall në prill 2021, duke shkaktuar reagim të gjerë.
Liverpool, Manchester United, Manchester City Arsenal, Chelsea dhe Tottenham, u detyruan të tërhiqen nga kjo ide pas reagimeve nga shumta nga bota e sportit dhe politikanët.
Asokohe, këto 6 klubet angleze, bashkë me Atletico Madridin, Inter Milan and AC Milan u ndëshkuan nga UEFA, kurse ndëshkimi ndaj Barcelonas, Real Madridit dhe Juventusit u pezullua pas dërgimit të rastit në gjykatë.
A22 Sports Management, si kompani themeluese e Superligës, sfidoi të drejtën e FIFA-s dhe UEFA-s për të bllokuar formimin e ESL-së.
Para gjyqtarëve, kompania dëshmoi se organet ndërkombëtare dhe evropiane të futbollit kanë monopol të padrejtë dhe dominim tregu në drejtimin e garave të klubeve.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë, në si gjykata supreme e BE-së, vendosi se rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s për miratimin paraprak të garave të klubeve janë në kundërshtim me ligjin e konkurrencës të BE-së. “Ne kemi fituar të drejtën për të konkurruar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli është falas. Klubet tani janë të lira nga kërcënimi i sanksioneve dhe të lira të përcaktojnë të ardhmen e tyre”, ka shkruar në “X” drejtori ekzekutiv i A22, Bernd Reichart.
„We have won the #RightToCompete. The UEFA-monopoly is over. Football is FREE. Clubs are now free from the threat of sanction AND free to determine their own futures”, our CEO Bernd Reichart comments the CJEU decision. 1/4
Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi në kategorinë deri në 63 kilogramë, mposhti xhudisten kroate Katarina Kristo.
Laura ishte bartëse e tretë dhe kështu në xhiron e parë ishte e lirë. Në të dytën e mposhti kinezen Jing Tang, ndërsa në çerekfinale humbi nga francezja Clarisse Agbegnenou.
Deri tek mundësia për të luftuar për medaljen e bronztë, 23 vjeçares kosovare iu deshtë ta mposhte në repasazh Catherinë Beauchemin-Pinardin nga Kanadaja.
Kjo është medalja e parë olimpike për Laurën dhe e pesta në përgjithësi në historinë e sportit kosovar. Në këtë olimpiadë kjo është medalja e dytë për Kosovën, pas medaljes së argjendtë që e fitoi Distria Krasniqi në fundjavë.
Akil Gjakova nuk ia doli të sigurojë medaljen e bronztë pasi humbi me vazari nga xhudisti japonez Soichi Hashimoto.
Vendi i pestë në Olimpiadë është suksesi më i madh në karrierën e Akilit, por edhe i Kosovës sa i takon sportistëve.
Në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, xhudisti kosovar u mposht nga bartësi i parë dhe kampioni në fuqi i botës, azerbajxhanasi Hidayet Heydarov.
Paraprakisht, Akl Gjakova në çerekfinale mposhti xhudistin italian, Manuel Lombardo derisa në dy xhirot e para mposhti me dy vazari brazilianin Daniel Cagnin dhe me ippon austriakun Samuel Gassner.
Akil Gjakova nuk ia doli të sigurojë finalen pasi në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, u mposht nga bartësi i parë dhe kampioni në fuqi i botës, azerbajxhanasi Hidayet Heydarov.
Tash Akilit i mbetet të luftojë me japonezin Soichi Hashimoto për medalje të bronztë olimpike.