Connect with us

Ferizaj

Gjykata kthen në punë ish-drejtorin e Stacionit të Autobusëve

Published

on

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim për kthimin në punë të Fehmi Hajrullahut, i larguar nga pozita e kryeshefit të Stacionit të Autobusëve në Ferizaj në vitin 2014. Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme thuhet se ndërmarrja Stacioni i Autobusëve, detyrohet që Fehmi Hajrullahun ta kthej në vendin e punës si kryshef ekzekutiv në afat prej 15 ditësh. Avokatja e Hajrullahut, Labinot Qosa-Ilazi, tha se ky proces gjyqësor që zgjati për rreth katër vite, tregon se qytetarët e vendit duhet të jenë optimistë që drejtësia triumfon. Qosa tregon se si Gjykata Supreme ka hedhur poshtë edhe vendimet e disa gjyakatave të tjera të vendit që kishin vendosur kundër Hajrullahut.

“Gjykata e shkallës së parë e ka refuzuar padinë, me ankesë kemi shkuar në Gjykatën e Apelit, Apeli po ashtu e ka refuzuar si të bazuar, ka vërtetuar aktgjykimin dhe ne mandej kemi shku me mjete të jashtëzakonshme, me revizion ku i jemi drejtuar Gjykatës Supreme. Fatmirësisht unë besoj gjithherë në drejtësi dhe mendoj se ky vendim i shkallës së tretë është një vendim inkurajues për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të gjithë ata që nuk ndalen ose vazhdojnë rrugëtimin deri aty ku përfundon drejtësia, sigurisht që ata që e meritojnë do ta marrin. Ndryshe, e paditura në këtë rast, Stacioni i Autobusëve, ka detyrim që këtë aktgjykim duhet ta zbatoj në afat prej  15 ditësh nga dita e pranimit, që i bie se ai duhet të vendoset në vendin e punës aty ku ka qenë i punësuar para katër vitesh“, u shpreh avokatja Qosa-llazi.

Në anën tjetër, kryesuesi i aksionarëve të Stacionit të Autobusëve Abedin Ramadani, tha se një vendim të tillë ende nuk e kanë marrë zyrtarisht, por që për këtë aktgjykim të Gjykatës Supreme, tashmë janë të njoftuar dhe kanë filluar interesimin se si do të veprojnë më tutje si institucion publik.

“Në tash do ta bëjmë një takim edhe me aksionarë të tjerë dhe marrim vendim me bordin, por derisa nuk e kemi ende zyrtarisht këtë aktgjykim do presim. Përndryshe, ne udhëheqësit aktual i kemi zgjedhur në mënyrë ligjore, e kemi shpallur konkursin dhe e kemi zgjedhur kryeshefin e stacionit, kështu që vendimi i Gjykatës Supreme është pak a shumë i palogjikshëm, pasi që edhe ky tani mund të na padis për ta larguar nga puna, pasi që është punësuar me të gjitha kriteret ligjore. Vërtetë është një situatë e vështirë për ne”, tha Ramadani.

Përveç kthimit në punë,  Fehmi Hajrullahut duhet t’i kompensohen edhe pagat, për të cilat sipas avokates Labinota Qosa-Ilazi, do të vendoset në ditët në vijim. Megjithatë, sipas parallogaritjeve që janë bërë nga kompetentët e fushës, kompensimi që Stacioni i Autobusëve duhet t’ia bëj Fehmi Hajrullahut, kalon shifrën prej 50 mijë eurosh.

“Sa i përket pagave dhe lartësisë së tyre çështja është kthyer në shkallë të parë, ku normalisht janë specifikuar disa vërejtje që gjykata e shkallës së parë duhet t’i ketë parasysh, ndërsa sa i përket lartësisë dhe shumës në total duke përfshirë këtu edhe shpenzimet e procedurave civile ato mbetet të shqyrtohen edhe gjatë rigjykimit”, tha Qosa-Ilazi.

E, puna e kompensimit i ka shqetësuar edhe më shumë aksionarët e Stacionit të Autobusëve. Kryesuesi Abedin Ramdani, po thotë se kjo ndërmarrje edhe ashtu është në krizë financiare.

“Ashtu, kështu, ndërmarrja jonë e ka një buxhet shumë të vogël, tash nëse edhe nëse detyrohemi shumën kaq të madhe me kompensu ne nuk kemi fuqi t’i përballojmë këtyre veprimeve që i ka marrë ish-pushteti e tash dënohemi ne. Beso është shumë e papërballueshme për kompaninë, aty ka njerëz të punësuar dhe nuk mundemi t’i ndërprejmë të gjitha pagat për ta paguar kompensimin e ish-kryeshefit Hajrullahu”, u shpreh Ramadani.

Ndërmarrja Stacioni i Autobusëve në Ferizaj, aktualisht ka të punësuar 36 punëtorë, ndërsa në pozitën e kryeshefit me konkurs është zgjedhur Gazmend Bytyqi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending