Connect with us

Botë

Joe Biden feston 81-vjetorin si presidenti më i vjetër i SHBA në detyrë

Published

on

Presidenti amerikan, Joe Biden, feston sot (20 Nëntor) ditëlindjen e 81-të, duke shënuar kështu edhe një rekord si presidenti i parë i vendit në detyrë, në këtë moshë, ndërkohë që mosha ngre pikëpyetje për të ardhmen e tij politike.

Kur mori presidencën në vitin 2021, Biden ishte 78 vjeç ndërsa ai e ka bërë të ditur tashmë se synon të fitojë sërish presidencën në zgjedhjet e vitit të ardhshëm..

Biden është personi më i moshuar që ka shërbyer si komandant i përgjithshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e nëse ai kërkon rizgjedhjen në 2024 dhe fiton, do të jetë 86 vjeç në fund të mandatit të tij të dytë.

Sidoqoftë, në partinë e tij, ka shumë zëra që thonë se do të donin që Biden të tërhiqej për t’i hapur rrugë një gjenerate të re lidershipi.

Një sondazh i fundit i Institutit Siena në gjashtë shtete kyçe të SHBA-së i publikuar në New York Times nxori në pah se 71% e votuesve e konsiderojnë Bidenin shumë të vjetër për të qenë president. Vetëm 39% kishin të njëjtën pikëpamje për ish-presidentin Donald Trump, i cili, në moshën 77-vjeçare, nuk është edhe shumë më i ri se Biden.

Botë

Holandezi Rutte merr detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Published

on

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s.  Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.

Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.

Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.

Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.

Continue Reading

Botë

Përleshje fizike në parlamentin italian

Published

on

Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.

Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga  pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.

Continue Reading

Botë

Qeveria e Sllovakisë konfirmon atentatin dhe plagosjen e kryeministrit Fico

Published

on

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.

Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.

I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .

Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023

Continue Reading

Trending