Connect with us

Kosovë

Sulm me granatë dore në shtëpinë e një serbi në Ranilluk

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të 22 shtatorit është hedhur granatë dore në oborrin e një serbi në fshatin Ranilluk.

Në raportin 24-orësh të Policisë, të publikuar më 23 shtator, është thënë se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e viktimës.

Policia ka thënë se nuk ka të lënduar, por që rasti është duke u hetuar. Ranilluku gjendet afër qytetit të Gjilanit.

Për sulm me granatë dore është raportuar edhe më 21 shtator në Mitrovicë të Veriut.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë sulmi në veri ka qenë shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve, nën dyshime për krime lufte.

Tre serbët janë arrestuar më 20 shtator në veri.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – i kanë cilësuar arrestimet si “të motivuara politikisht”.

Lidhur me sulmet me granata, më 22 shtator ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Thellësisht i tronditur me raportimet për përdorim të pajisjeve shpërthyese në disa pjesë të Kosovës.

I dënojmë këto akte të dhunës dhe u bëjmë thirrje autoriteteve që të kryejnë hetime të hollësishme dhe t’i sjellin kryesit para drejtësisë”, ka thënë Hovenier në rrjetin X – të njohur më parë si Twitter.

Për sulmin në veri ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, duke thënë se po e vëzhgon situatën me shumë kujdes.

Tensionet në veri janë të larta prej muajit maj, kur banorët e komunave veriore me shumicë serbe nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, ani pse e kanë bojkotuar procesin zgjedhor. Situate, me raste, është përshkallëzuar në dhunë. /REL/

Kosovë

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranojnë fajësinë dhe dënohen me burgim

Published

on

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën me tre vjet burgim kurse Sabit  Januzin dhe Ismet Bahtijarin me dy vjet burgim.  

Dënimet ndaj tyre u shqiptuan pasi në fund të dhjetorit 2024, Shala, Januzi dhe Bahtijari arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranimin e fajësisë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë.

Secili prej të akuzuarve pranoi se ishte pjesë e një grupi që tentoi të nxiste një person që të mos jepte dëshmi para Dhomave të Specializuara përmes premtimit të një përfitimi.

Bahtijari dhe Januzi u arrestuan në tetor, ndërsa Shala në dhjetor të vitit 2023.

Koha e kaluar në paraburgim në Hagë, atyre do t’iu llogaritet në vuajtjen e dënimit .

Continue Reading

Kosovë

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

Në seancën fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli u deklarua “plotësisht i pafajshëm” kurse i akuzuari si kryes i vrasjes, Granit Kokalla u mbrojt në heshtje.

I akuzuari i tretë, Kushtrim Kokalla, tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me avokatin, ndërkaq,  i akuzuari i katërt , Tom Dodaj në mënyrë vullnetare e ka pranuar fajësinë, ku  sipas aktakuzës, ka thënë se ia ka shitur Murselit armën e vrasjes me 20 fishekë për 280 euro.

Dodaj, u dënua me pesë vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë dhe rasti i tij u veçua nga rasti ndaj tre të akuzuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Ademaj, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Naim Murseli kishte premtuar 30 mijë euro pagesë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës, dhe madje e kishte mbajtur me njërën dorë, që ajo të mos shmangte plumbin.

Nëse gjenden fajtorë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla mund të dënohen nga 10 vjet deri me burgim të përjetshëm.

Continue Reading

Kosovë

Manchester City – Real Madrid, finalja para finales në barazhin e Ligës së Kampionëve  

Published

on

Ndeshja e ndërmjet dy gjigantëve evropianë,  Manchester City dhe Real Madrid është një nga përballjet më interesante e çifteve të plejofit të Ligës së Kampionëve.

Me shumë kërshëri pritet edhe ndeshja mes Brest dhe Paris Saint-Germain, si dy ekipet franceze me ecurinë më të mirë në fazën e parë të formatit të ri Ligës së Kampionëve.

Nga tërheqja e shortit për fazën e plejofit në Ligën e Kampionëve që u zhvillua sot në Nyon të Zvicrës u mësuan edhe çiftet tjera të barazhit për kalim në raundin e 1/8-ës të kësaj gare elitare.

Ekipet që do të luajnë mes vete në fazën e plejofit janë:

Ndeshjet e para të plejofit do të zhvillohen më 11 dhe 12 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 18 dhe 19 shkurt.

Fituesit e këtyre takimeve do të përballen me ekipet që kaluan direkt në raundin e 1/8-ës, Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille apo Aston Villa.

Raundi i 1/8-ës do të luhet më 4-5 dhe 11-12 mars 2025.

Continue Reading

Trending