Connect with us

Sport

Nora Gjakova fiton medaljen e artë në “Grand Slam Baku 2023″

Published

on

Xhudistet kosovare kanë vazhduar me paraqitje të suksesshme edhe në Azerbajxhan, ku që në ditën e parë të këtij turneu të vlefshëm për pikë olimpike, ato u stolisën me dy medalje, një të artë dhe një të argjendtë.

Nora Gjakova e fitoi të artën, pasi në finalen e kategorisë deri në 57 kilogramë, mposhti gjeorgjianen Eteri Liparteliani.

Deri në finale, Gjakova arriti duke i mundur të gjitha kundërshtaret e saj me Ippon.

Përndryshe, për Norën kjo është medalja e parë e artë për këtë vit, pasi që më herët gjatë vitit, në garën e Tbilisit dhe atë të Kazakistanit fitoi medaljet e argjendta. Paraprakisht, në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë, pasi në finale u ndëshkua tre herë duke humbur kështu luftën kundrejt xhudistet japoneze Kisumi Omori

Kosovë

Manchester City – Real Madrid, finalja para finales në barazhin e Ligës së Kampionëve  

Published

on

Ndeshja e ndërmjet dy gjigantëve evropianë,  Manchester City dhe Real Madrid është një nga përballjet më interesante e çifteve të plejofit të Ligës së Kampionëve.

Me shumë kërshëri pritet edhe ndeshja mes Brest dhe Paris Saint-Germain, si dy ekipet franceze me ecurinë më të mirë në fazën e parë të formatit të ri Ligës së Kampionëve.

Nga tërheqja e shortit për fazën e plejofit në Ligën e Kampionëve që u zhvillua sot në Nyon të Zvicrës u mësuan edhe çiftet tjera të barazhit për kalim në raundin e 1/8-ës të kësaj gare elitare.

Ekipet që do të luajnë mes vete në fazën e plejofit janë:

Ndeshjet e para të plejofit do të zhvillohen më 11 dhe 12 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 18 dhe 19 shkurt.

Fituesit e këtyre takimeve do të përballen me ekipet që kaluan direkt në raundin e 1/8-ës, Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille apo Aston Villa.

Raundi i 1/8-ës do të luhet më 4-5 dhe 11-12 mars 2025.

Continue Reading

Kosovë

Laura fiton medaljen e bronztë olimpike

Published

on

Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi në kategorinë deri në 63 kilogramë, mposhti xhudisten kroate Katarina Kristo.

Laura ishte bartëse e tretë dhe kështu në xhiron e parë ishte e lirë. Në të dytën e mposhti kinezen Jing Tang, ndërsa në çerekfinale humbi nga francezja Clarisse Agbegnenou.

Deri tek mundësia për të luftuar për medaljen e bronztë, 23 vjeçares kosovare iu deshtë ta mposhte në repasazh Catherinë Beauchemin-Pinardin nga Kanadaja.

Kjo është medalja e parë olimpike për Laurën dhe e pesta në përgjithësi në historinë e sportit kosovar. Në këtë olimpiadë kjo është medalja e dytë për Kosovën, pas medaljes së argjendtë që e fitoi Distria Krasniqi në fundjavë.

Continue Reading

Kosovë

Akil Gjakova mbetet pa medalje në Paris

Published

on

Akil Gjakova nuk ia doli të sigurojë medaljen e bronztë pasi humbi me vazari nga xhudisti japonez Soichi Hashimoto.

Vendi i pestë në Olimpiadë është suksesi më i madh në karrierën e Akilit, por edhe i Kosovës sa i takon sportistëve.

Në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, xhudisti kosovar u mposht nga bartësi i parë dhe kampioni në fuqi i botës, azerbajxhanasi Hidayet Heydarov.

Paraprakisht, Akl Gjakova në çerekfinale mposhti xhudistin italian, Manuel Lombardo derisa në  dy xhirot e para  mposhti me dy vazari brazilianin Daniel Cagnin dhe me ippon austriakun Samuel Gassner.

Continue Reading

Trending