Connect with us

Kosovë

Presidentja Osmani kërkon nga BE-ja qasje të balancuar në dialog

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është sukses historik i NATO-s andaj forcat keqdashëse po duan ta sfidojnë dhe ta rrënojnë atë.

Gjatë konferencës për media në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, Osmani ka thënë se nuk do të lejojnë që veriu i Kosovës të jetë fushëbetejë për arritjet hegjemoniste të autokratëve rajonalë.

Sa i përket procesit të dialogut, Osmani tha se shpreson që ndërmjetësuesi Bashkimi Europian do të ketë qasje të balancuar në dialogun Kosovë – Serbi, pasi që, sipas saj, në të kaluarën ka pasur momente të qasjes jo të barabartë ndaj Kosovës.

Takimi i ardhshëm i dialogut do të mbahet më 14 shtator. Kosova gjithmonë ka qenë palë konstruktive, fatkeqësisht e vetmja palë konstruktive në atë proces. Lista e marrëveshjeve të pazbatuara nga Serbia është shumë e gjatë, nuk duhet të thellohem në këtë. Shpresat tona janë të ketë një qasje të balancuar së paku nga ndërmjetësit e BE-së, si parakusht për suksesin e procesit. Ka pasur momente kur se kemi parë këtë balancë, dua t’i bëjë thirrje gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë, që të sigurojnë këtë lloj balance.

Ta sigurojmë parimin e barazisë së plotë, e pozicionimit të plotë të palëve në proces, nëse duam të shohim rezultate të qëndrueshme e rezultate që i kontribuojnë paqes e sigurisë në rajon”, ka thënë mes tjerash presidentja Vjosa Osmani.

Kosovë

Pritja në Merdar rreth 4 orë kurse tek Dheu i Bardhë pritet rreth 1 orë

Published

on

Pritjet e veturave për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar zgjasin deri në 4 orë .

Në informacionin e përditësuar të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se kolona e automjeteve në këtë pikë është e gjatë rreth 2 kilometra.

Sipas këtyre të dhënave, në pikën kufitare të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin rreth një orë, ndërkohë që në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.

Continue Reading

Kosovë

Mbi 90 mijë të regjistruar për votim nga mërgata

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mesnatë ka përfunduar procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.

“Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është 90.860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është 18.244”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai tha se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë 27 dhjetorit dhe më pas KQZ-ja do të ketë një raport përfundimtar për numrin e qytetarëve të Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt 2025, shtetasit e Kosovës jashtë vendit do të mund të votojnë përmes 22 kutive postare në shtete të ndryshme por edhe në ambasada dhe konsullata të Kosovës, pasi votimi fizik do të organizohet në 35 përfaqësi diplomatike dhe konsullore në 22 shtete.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë për herë të parë janë përfshirë edhe shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë dhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ata janë rreth 550 mijë persona.

Continue Reading

Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit (Mpox)

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Laboratorin e Mikrobiologjisë është konfirmuar një rast i infektimit me Li të Majmunëve (Mpox).

“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Gjendja shëndetësore e pacientit është  stabile derisa IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.

“IKSHPK tërheq vëmendjen për kujdes të qytetarëve, sepse personat që preken nga Mpox-i zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht. Edhe pse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Trending