Connect with us

Ferizaj

Gjykatësi Krasniqi i ikë kronologjisë, të dëmtuarit kërkojnë zëvendësimin e trupit gjykues

Published

on

Gjykata e Ferizajt vazhdon me zvarritjen e gjykimit të ish-drejtorit Faik Grainca, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit, pasi as sot nuk përfundoi me dëgjimin e planifikuar të palës së dëmtuar, duke e shtyrë sesionin e nesërm për 11 dhjetor.

Në sesionin e paraditës, dëshminë  e tij e vazhdoi Imri Haliti i cili ishte në radhë t’i përgjigjej pyetjeve të parashtruara nga i akuzuari Faik Grainca. Grainca  tha se ka fakte që pala e dëmtuar kishte drekuar me prokurorë të Ferizajt në restorantin “Adriani”, gjë të cilën Haliti e mohoi.

“Një pyetje konkrete, a ke drekuar me një tavolinë me zyrtarin e Departamentit të Krimeve Ekonomike dhe me dy prokurorë të Prokurorisë Themelore, Ekrem Koxha dhe dy prokurorë të tjerë, nuk ua di emrat, por e di që janë prokurorë”, pyeti Grainca.

“Jo asnjëherë dhe kjo është shpifje nga i akuzuari, nuk është e vërtetë”, u përgjigj Imri Haliti.

“Do të thotë ju nuk keni qenë asnjëherë në restorantin “Adriana” ju dhe dy prokurorë dhe zyrtari nga Departamenti i Krimeve Ekonomike”, vazhdoi Grainca.

“Jo,  është e vërtetë që nuk kam dreku kurrë, por le ta tregon kohën, ditën dhe kush kanë qenë ata prokurorë, pasi kjo është shpifje nga i akuzuari”, tha Haliti.

“Ne nuk mundemi me detyru me tregu kohën, kjo është pyetje  e tij dhe jo e jona”, tha gjykatësi Sahit Krasniqi.

“Me rëndësi është që gjykata le ta konstaton që përgjigjia është jo dhe unë në procedurat e mëtutjeshme e vërtetoj të kundërtën”,tha Grainca.

Në cilësinë e palës së dëmtuar dëshminë e tij e dha edhe Bekim Haliti, po ashtu banor i rrugës “Astrit Bytyqi”. Në kërkesën e parreshtur për të paraqitur rrjedhën kronologjike të veprës penale për të cilën akuzohet ish-drejtori Grainca, trupi gjykues prerazi kërkoi përqëndrimin e dëshmisë vetëm në veprën e dyshuar penale duke anashkaluar kontekstin kohor, motivet dhe dëshminë e dëshmitarit për përfshirje eventuale të personave të tjerë në bashkëkryerje te veprës penale.

“Definitivisht nëse nuk më lejohet të bëj një kronologji të mëhershme nuk më mbetet tjetër pos me shiku me bë një ankesë me u ndërru trupi gjykues, pasi kjo lëndë lidhet drejtpërdrejtë, këto ndryshime nuk kanë ndodhur siç është e fokusuar në aktakuzë, këto ndryshime  kanë ndodhur në vitin 2015, qartë shihet se kush është iniciatori i ndryshimeve. Revidimi i planeve rregulluese është kontraktu një kompani, është shpenzu buxheti i komunës, ka pas falsifikime dhe në fund është kthy si proces i paligjshëm, ato kanë qenë edhe taksa të mia dhe është absurde si nuk po merret prokuroria dhe gjykata me këtë rast kur dhe lidhet me këtë lëndë, po ashtue dhe anëtarët e komisionit që janë liruar është e çuditshme pasi gjithë ka qenë dashtë të jenë të akuzuar”, tha Bekim Haliti.

“Nuk mundesh ti me na akuzu neve me thanë që kërkon përjashtim të trupit gjykues, ne e kemi aktakuzën përpara dhe në kuadër të saj do të sqarohen të gjitha”, tha Sahit Krasniqi nga trupi gjykues.

”Palët lejohet të paraqesin propozime për prova të reja, mirëpo të gjitha ato propozime duhet të jenë në kuadër të aktakuzës që e ka ngritë prokurori i shtetit”, u shpreh anëtari tjetër i trupit gjykues.

Seanca e ndërprerë sot për shkak të agjendës së prokurorit të shtetit Arben Ismajli, do të vazhdoj më 11 dhjetor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending