Connect with us

Kosovë

Ilir Daja propozohet për trajner të Kosovës

Published

on

/GazetaBlicSport/ Skuadra e Ballkanit ka shkëlqyer në ndeshjen e parë ndaj BATE Borisov në Conference League.

Kampioni i Kosovës triumfoi me rezultat 4 me 1 dhe bëri një hap të madh drejt kualifikimit në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Të drejtuarit e Ilir Dajës ishin fantastikë në çdo aspekt të lojës, madje duke përmbysur në mënyrë të mrekullueshme rezultatin.

Gazetari i njohur nga Shqipëria, Dritan Shakohoxha tha për ‘GazetaBlic Sport’ se historia e Ballkanit është realisht historia më e bukur e futbollit të shqiptarisë, me një skuadër që është ndërtuar në saje të një projekti shumë serioz dhe solid.

Historia e Ballkanit është realisht historia më e bukur e futbollit të shqiptarisë. Po flasim për një skuadër që nuk ka histori, pra i mungon rivaliteti me skuadrat historike të futbollit të Kosovës, në atë mënyrë që edhe një tifoz i Prishtinës, Gjilanit apo Dritës mund të jetë krenar me të. Kjo është një histori e krijuar nga presidenti Arsim Kabashi, të cilin e kam takuar vite më parë dhe nuk e mendoja se do të ishte kaq i suksesshëm në projektin e tij”.

Është një skuadër e mrekullueshme dhe e ndërtuar në baza shumë solide që në startin e tij. Suksesin e sotëm të Ballkanit, apo edhe atë të djeshmin, unë e kam dëgjuar 4 apo 5 vite më parë nga presidenti Kabashi. Gjithsesi atëherë dukej pak e vështirë, për mua e pamundur, po realisht doli të ishte një histori suksesi“, tha fillimisht Shakohoxha.

Tutje, ai tha fjalë të mëdha për trajnerin Ilir Daja, i cili sipas tij ka merita të jashtëzakonshme në suksesin e arritur nga skuadra e Ballkanit.

Suksesin, historinë dhe atë që bën Ballkani do ta lidhja padyshim me emrin e trajnerit Ilir Daja. Në Shqipëri ishte ai që pati suksesin e parë të vërtetë me skuadrën e Skënderbeut, gjë të cilën në fillim e menduam se ishte rastësi. Pastaj, edhe njëherë menduam se ishte rastësi kur pati suksese me Ballkanin, por tani nuk është më rastësi, është realitet. Skuadra e Ballkanit është skuadra më e fortë shqiptare dhe skuadra që po i bën krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ashtu si Skënderbeu që bëri tifozë gjithë shqiptarët, po kështu besoj që tani Ballkani ka tifozët edhe në Korçë, edhe në Prishtinë, Gostivar, Preshevë, në Gjermani dhe kudo ku ka shqiptarë“, vazhdoi ai.

Krejt në fund, Shakohoxha tha se shpreson që një ditë Daja të jetë në krye të përfaqësueses së Kosovës, kurse e vlerësoi atë si trajnerin më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave.“Meritë të jashtëzakonshme për sukseset e mëdha të Ballkanit pra ka trajneri Daja, i cili për mendimin tim ka shkruar emrin me shkronja të arta në futbollin e shqiptarisë. Besoj që është trajneri më i madh i të gjitha kohërave në futbollin e shqiptarisë, mendoj se është fat për skuadrën që ai është në krye të saj. Ajo që shpresoj është që Kosova t’i besojë drejtimin e ekipit përfaqësues trajnerit Daja, sepse është njeriu që me fakte, me punë, me trofe, me suksese, pa shumë zhurmë, pa bërtitur në studio televizive, pa u vetëreklamuar, është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e futbollit shqiptar, si në Kosovë, si në Maqedoni të Veriut ashtu edhe në Shqipëri. Nuk ka pasur kurrë një të tillë”, përfundoi Shakohoxha.

Kosovë

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranojnë fajësinë dhe dënohen me burgim

Published

on

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën me tre vjet burgim kurse Sabit  Januzin dhe Ismet Bahtijarin me dy vjet burgim.  

Dënimet ndaj tyre u shqiptuan pasi në fund të dhjetorit 2024, Shala, Januzi dhe Bahtijari arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranimin e fajësisë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë.

Secili prej të akuzuarve pranoi se ishte pjesë e një grupi që tentoi të nxiste një person që të mos jepte dëshmi para Dhomave të Specializuara përmes premtimit të një përfitimi.

Bahtijari dhe Januzi u arrestuan në tetor, ndërsa Shala në dhjetor të vitit 2023.

Koha e kaluar në paraburgim në Hagë, atyre do t’iu llogaritet në vuajtjen e dënimit .

Continue Reading

Kosovë

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

Në seancën fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli u deklarua “plotësisht i pafajshëm” kurse i akuzuari si kryes i vrasjes, Granit Kokalla u mbrojt në heshtje.

I akuzuari i tretë, Kushtrim Kokalla, tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me avokatin, ndërkaq,  i akuzuari i katërt , Tom Dodaj në mënyrë vullnetare e ka pranuar fajësinë, ku  sipas aktakuzës, ka thënë se ia ka shitur Murselit armën e vrasjes me 20 fishekë për 280 euro.

Dodaj, u dënua me pesë vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë dhe rasti i tij u veçua nga rasti ndaj tre të akuzuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Ademaj, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Naim Murseli kishte premtuar 30 mijë euro pagesë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës, dhe madje e kishte mbajtur me njërën dorë, që ajo të mos shmangte plumbin.

Nëse gjenden fajtorë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla mund të dënohen nga 10 vjet deri me burgim të përjetshëm.

Continue Reading

Kosovë

Manchester City – Real Madrid, finalja para finales në barazhin e Ligës së Kampionëve  

Published

on

Ndeshja e ndërmjet dy gjigantëve evropianë,  Manchester City dhe Real Madrid është një nga përballjet më interesante e çifteve të plejofit të Ligës së Kampionëve.

Me shumë kërshëri pritet edhe ndeshja mes Brest dhe Paris Saint-Germain, si dy ekipet franceze me ecurinë më të mirë në fazën e parë të formatit të ri Ligës së Kampionëve.

Nga tërheqja e shortit për fazën e plejofit në Ligën e Kampionëve që u zhvillua sot në Nyon të Zvicrës u mësuan edhe çiftet tjera të barazhit për kalim në raundin e 1/8-ës të kësaj gare elitare.

Ekipet që do të luajnë mes vete në fazën e plejofit janë:

Ndeshjet e para të plejofit do të zhvillohen më 11 dhe 12 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 18 dhe 19 shkurt.

Fituesit e këtyre takimeve do të përballen me ekipet që kaluan direkt në raundin e 1/8-ës, Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille apo Aston Villa.

Raundi i 1/8-ës do të luhet më 4-5 dhe 11-12 mars 2025.

Continue Reading

Trending