Connect with us

Ferizaj

Demonstratat e vitit 1968 në kujtimet e një pjesëmarrësi

Published

on

Njëri nga pjesëmarrësit e aksioneve liridashëse të viteve 60-ta e që u kurorëzuan me demonstratat historike të 1968-tës, ishte edhe mësuesi i ri në atë kohë dhe veprimtari nga Ferizaj Bajram Aliu. Aliu, i cili sot ka 74 vjet, sjellë kujtimet e tij rreth atyre ditëve të lavdishme. Ai thotë se protestat u organizuan dhe u zhvilluan në rrethana jashtëzakonisht të vështira në kohën kur regjimi komunist ende vazhdonte trysninë dhe kërcënimet kundër popullit, duke ngulfatur e pamundësuar çdo aspiratë liridashëse të shqiptarëve.

 “Të drejtat e tona ishin të uzurpuara, nuk kishim të drejta dhe filluam ne demonstratat me kërkesat  e tona siç ishin ”Kosova Republikë”, “Duam të drejtat tona”, ”Duam Flamurin”, “Duam Universitetin” dhe kështu ne vazhduam gjatë orëve sa marshuam, mirëpo pas pak kohe filloj të intervenoj policia, i nxirrte një nga një nga radha protestuesit dhe kështu filloi të radikalizohet protesta, por ne vazhduam të marshojmë përkundër që policia ishte e përgatitur, por protestuesit ishin guximtarë, madje kishte edhe kacafytje me policinë”,tha Aliu.

Aliu, tregon se demonstratat e vitit 1968 ishin të suksesshme, sepse në vitet që pasuan shqiptarët siguruan disa të drejta në arsim e kulturë.

“Flamurin e fituam, pasi unë në 67-tën e kisha vizatuar një flamur dhe në 68-tën dasëm kam bërë me atë flamur, pra këto të drejta që i kemi kërkuar ne vetëm se i kemi pasur të garantuara, por se Serbia nuk na i lejonte, pastaj ne dosido në njëfarë mënyre u dashtë t’i realizojmë, më pas fituam edhe Universitetin pasi ne nuk kishim Universitet në Kosovë, atëherë ne edhe gjuhën shqipe e studionim në Beograd, kështu që meqë e fituam Universitetin fituam edhe disa të drejta më shumë se që i kishim, filuan të shumohen edhe studentët, pastaj në një kohë fituam edhe autonominë që ishin demonstratat e 81-tës që na ndihmuan dhe kështu që ne i realizuam disa të drejta tona”, tha Aliu.

Demonstratat e vitit 1968 simbolizojnë zanafillën e kërkesave të shqiptarëve për të drejta, pas shumë vjet vuajtjesh e sakrificash.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending