Connect with us

Ferizaj

Me homazhe shënohet 50 vjetori i demonstratave të 68-tës

Published

on

Me rastin e shënimit të 50 vjetorit të demonstratave të vitit 1968, përfaqësues të institucioneve lokale të Ferizajt, organizata të ndryshme që funksionojnë në këtë qytet dhe qytetarë, bënë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj.

Pjesëmarrësit e kësaj demonstrate, thanë se demonstrata e vitit 1968 kishte domethënie të veçantë, pasi për herë të parë në atë kohë, qytetarët ngritën zërin e tyre për të kërkuar liri e pavarësi.

“Ka qenë shumë vështirë me organizu atë demonstratë në kohën e komunizmit, unë jam ai që i kam mbajtur parullat, atëherë i kam pasur 20 vite, ato parulla kanë qenë ”Vetëvendosje”, ”Drejtësi”, ”Kushtetutë”, ”Republikë”. Ka pasur shumë pjesëmarrës, ndërsa shkolla ekonomike ka qenë kryesorja, pastaj janë bashkëngjitur edhe punëtorë, madje ka pasur edhe të plagosur aty, janë plagosur afër 50 persona, por pas kësaj demonstrate kanë ndodhur shumë përparime për shqiptarët si dy gjuhësia që u bë në 74-në e disa përparime të tjera”, tha Beqir Beqiri, pjesëmarrës i demonstratës.

“Isha maturant i shkollës teknike dhe kisha rastin të marrë pjesë në demonstratat e 68-tës. Unë kisha thënë se aty ka qenë një pikë kthese në veprim të organizuar kundër okupatorit shumë kohësh dhe aty ishte momenti kur thjeshtë shqiptarët e mundën frikën dhe dolën në protesta për të kërkuar republikë, ka qenë një kohë shumë e rëndë kur njerëzit kishin frikë edhe të flisnin, në shkollën teknike asnjë lëndë nuk zhvillohej në gjuhën shqipe, por më e keqja ishte kur profesorët serbë na thoshin “Ju shqiptarët nuk jeni për shkollën teknike”, dhe ajo ishte e padurueshme, pra demonstrata ishte një pikë kthese ku filluan të rrjedhin disa të mira për ne”, tha Rafiz Sejdiu, pjesëmarrës i demonstratës.

“Ka qenë një iluzion që në Jugosllavi ekziston një vllaznim- bashkim, një barazi totale, por ne ishim të vetëdijshëm që shqiptarët ishin të diskriminuar si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e gjetiu në Jugosllavi dhe ne atë iluzion ia treguam botës që është prezent andaj luftuam për barazi të popullit shqiptar dhe themelet e këtij shteti besoj se janë vendosur atëherë dhe janë finalizuar me luftën e lavdishme të fundit”, tha Nebih Jashari, pjesëmarrës i demonstratës.

Kurse, drejtoresha e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit Xhemile Murati -Shabani, tha se komuna e Ferizajt është angazhuar që të organizoj disa aktivitete për të shënuar këtë jubile.

“U bënë zhvillime të hovshme pas këtyre demonstratave dhe mbeti si një kthesë e rëndësishme në historinë  e Kosovës ku dihet që shumë gjenerata morën si ideal këto demonstrata deri në luftën e lavdishme të UÇK-së dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës, prandaj komuna e Ferizajt para disa ditësh e ka formuar këshillin organizativ ku ka vendosur të shënohet ky jubile përmes aktiviteteve të shumta gjatë ditës”, tha Xhemile Murati Shabani.

Pas demonstratave të vitit 1968 në Universitetin e Prishtinës filloi të rritet numri i studentëve shqiptar, u hapën shumë shkolla fillore dhe të mesme në të gjitha komunat e Kosovës, që ndikoi në emancipimin e femrës shqiptare.  Krahas rritjes së numrit të nxënësve dhe studentëve shqiptar, u rrit edhe numri i librave në Bibliotekat e Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending