Connect with us

Ferizaj

170 mijë euro për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit në Ferizaj

Published

on

Në një konferencë të thirrur për media, drejtori i Shërbimeve Publike Arben Halili, ka raportuar për punën gati një vjeçare të kësaj drejtorie. Ai tha se gjatë kësaj kohe më së shumti rëndësi i kanë kushtuar ruajtjes së ambientit. Sa i përket vitit të ardhshëm, Halili tha se kanë planifikuar vendosjen e hidrantëve në shesh dhe  vendosjen e kabinave për autobusë nëpër qytet.

Halili, njoftoi se tashmë ka nisur edhe dekorimi i qytetit për festat e fundvitit, për çka janë ndarë rreth 10 mijë euro, ndërsa për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit janë përzgjedhur 5 kompani dhe buxheti i planifikuar për këtë qëllim është 170 mijë euro.

Në bashkëpunim me GIZ-in gjerman si komunë kemi përfituar 260 kontejnerë, ku janë shpërndarë nga ndërmarrja “Pastërtia” në të gjitha institucionet arsimore, qendrat e mjekësisë familjare dhe në disa zona të qytetit. Janë riparuar mbi 5000 metra të kanalizimit fekal dhe mbi 500 metra të kanalizimit atmosferik. Deri tani janë riparuar mbi 5000 metra katrorë rrugë me asfalt dhe 1000 metra gjatësi të trotuareve. Po ashtu, deri tani janë mbi 400 kilometra  rrjet të ndriçimit dhe me qëllim të kursimit të parasë publike kemi vendosur rele kohore në shumicën  e fshatrave me qëllim të kursimit të energjisë elektrike, gjithashtu kemi bërë mirëmbajtjen e rrugëve me shenja të komunikacionit duke vendosur shenja horizontale dhe vertikale”, tha Halili.

Në këtë konferencë, Halili u pyet edhe për gjendjen financiare të ndërmarrjeve publike në Ferizaj.

“Ne gjendjen e ndërmarrjeve publike e kemi gjetur keq, jemi munduar t’i funksionalizojmë, kemi ndërmarrë dy hapa konkret tek “Ambienti” kemi bërë një marrëveshje pa procedura tenderimi që na lejon ligji, u kemi kriju mundësi vlera e të cilit  ka qenë 94 mijë euro dhe u kemi dhënë hapësira të parkingjeve. Ndërsa me “Pastërtinë” kemi bërë një marrëveshje për mirëmbajtje gjatë sezonit pranveror dhe eliminimin e deponive ilegale dhe kështu që ne i kemi ndihmuar ato, gjendja e tyre është e mirë, edhe tek “Bifurkacioni” jemi në përfundim të marrëveshjes për t’ua dhënë disa punë me qëllim që të funksionalizohet dhe të krijoj më shumë të ardhura”, tha Halili.

Drejtori Halili, tha se disa investime të vogla i kanë bërë edhe në Njësinë Zjarfikëse të Ferizajt, mirëpo jo në mjete të punës meqë përgjegjës për këtë është niveli qendror.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending