Pas protestës së organizuar nga punëtorët e KRM “Pastërtia”, ky institucion vendosi që t’i rrisë pagat për punëtorët.
Sipas njoftimit, pagat janë rritur me nga 50 euro, përcjell TV TEMA.
Njoftimi i plotë i Pastërtisë:
N J O F T I M
Sot, me datën 10.05.2023 është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Bordit të Drejtorëve të KRM“Pastërtia“ Sh.A.
Në këtë mbledhje është diskutuar gjendja aktuale në kompani dhe pakënaqësitë e shfaqura së fundmi.
Në këtë mbledhje, me propozim të Kryeshefit Ekzekutiv, dhe me aprovimin unanim mga Bordi i Drejtorëve, është marrë vendim që të ngirten pagat për 50€ për punëtorët fizik dhe shoferët e kompanisë.
Pagat me rritje fillojnë nga muaji maj.
Gjithashtu, nga muaji maj do të filloj edhe ngritja e shujtës, vendim ky i marrë më herët, e që në total i bie që pagat e qershorit të dalin me rritje, që në shifra përkthehet rreth 70-75€ më shumë në të ardhurat për kategoritë e lartcekura.
Menaxhmenti në përgjithësi, e posaqërisht Kryeshefi është i përkushtuar vazhdimisht në trajtimin dinjitoz të punëtoreve, me c’rast ka bërë përpjekje të vazhdueshme në lidhjen e kontratave më të favorshme për kompaninë, zgjërimin e terrenit dhe rritjen e numrit të klientëve si dhe rritjen e inkasimit me qëllim progresin në kompani dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë punëtorët.
Si rezultat i kësaj, kompania ka arritë të bëjë lëvizjet e fundit drejt përmirësimit të të ardhurave për disa kategori.