Connect with us

Ferizaj

Rritet interesimi i femrave të komunitetit ashkali për shkollim

Published

on

Derisa vite më parë femrat e komunitetit ashkali martoheshin qysh në mosha shumë të reja, vitet e fundit, e veçanërisht sivjet, gjërat kanë ndryshuar. Përveç që ato po e kryejnë shkollën fillore, shumë prej tyre ia kanë mësyer edhe shkollimit të mesëm. Madje, në këtë vit shkollor në shkollat e mesme të Ferizajt janë regjistruar më shumë femra sesa meshkuj të këtij komuniteti, ndërsa ekonomiku është drejtimi që më së shumti ato kanë zgjedhur. Televizioni Tema bëri përpjekje që të intervistoj disa prej tyre, por ishte e pamundur, pasi që shumica e nxënëseve ashkalike nuk dëshironin të identifikoheshin që i përkasin këtij komuniteti. E vetmja që pranoi të flasë është Mihane Guci.

“Unë kam dashur vet që ta vazhdoj shkollën, sepse e kam ditur se pa shkollë nuk mund të arrij askund, kështu që pasi e kreva shkollën fillore vendosa të regjistrohem këtu në shkollën ekonomike së paku që të më hapen më lehtë dyert për të ardhmen. Përndryshe, në lagjen time “Halit Ibishi” jemi vetëm tri femra që kemi zgjedhur ta vazhdojmë shkollën e mesme, sepse shumica prej tyre e ndërprejnë shkollimin qysh në shkollën fillore dhe martohen shumë të reja, këtu në shkollë trajtohemi shumë mirë, ndihemi të barabarta me shoqet e tjera të klasës dhe nuk vërehet që ka diskriminim në asnjë aspekt”, tha nxënësja e komunitetit ashkali Mihane Guci.

Numrin e shtuar të nxënëseve të komunitetit ashkali në shkollën që ai drejton, e konfirmoi edhe drejtori Idriz Ademi.

Në shkollën tonë edhe më herët ka pasur të regjistruar nxënës të komunitetit ashkali, por sivjet trendi është në rritje, derisa një vit më parë kemi pasur të regjistruar vetëm katër vajza të komunitetit ashkali, në këtë vit shkollor numri i atyre është rritur në 16, pra në shkollën tonë përfshirë prej klasës së 10 deri në 12 janë vijojnë mësimin 25 vajza të këtij komuniteti“, tregoi drejtori Ademi.

Ndryshe, këtë vit Ministria e Arsimit ka dërguar një udhëzim tek Drejtoritë Komunale të Arsimit, që nxënësit e komuniteteve pakicë të regjistrohen nëpër shkollat e mesme pa i përfillur kriteret e konkursit.

Drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani, tha se ky vendim sikur i ka nxitur femrat e komunitetit ashkali të vazhdojnë edhe shkollimin e mesëm.

“Me marrjen e këtij vendimi ne kemi kontaktuar Zyrën e Komuniteteve dhe kemi kërkuar nga ata të bëjnë një listë për të parë se ku ata dëshirojnë të regjistrohen dhe në bazë të dëshirave të tyre ne i kemi dërguar në shkollat e mesme ku ato ose ata kanë preferuar, gjithnjë duke u bazuar nga ky vendim i Ministrisë. Por, këtu nuk besoj që ka ndikuar vetëm ky vendim, derisa ne e dimë që më herët prindërit i kanë regjistruar fëmijët e tyre nëpër shkolla të mesme vetëm sa për t’u pajisur me dokumente që iu kanë dashur për shërbime sociale, por tani kujtojmë që vetëdija është ngritur më shumë dhe femrat e këtij komuniteti po dëshirojnë të shkollohen për të ardhmen e tyre, natyrisht që këtu kanë kontribuar edhe shumë OJQ, por edhe drejtoria jonë duke organizuar shumë aktivitete sensibilizuese”, u shpreh Llabjani.

I lumtur që femrat  e komunitetit ashkali po e vazhdojnë shkollën e mesme, u shpreh edhe zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim Qazim Rrahmani. Ky politikan i komunitetit ashkali, po thotë se përveç që Qeveria e Kosovës ua mundësoj atyre regjistrimin pa kriter, një tjetër e mirë që po u vie nxënësve ashkali janë edhe bursat që po u sigurohen.

“Jam shumë i kënaqur që gjinia femërore ka arrit të kaloj numrin e gjinisë mashkullore në shkollat e mesme. Kjo ka ardhur pas një vetëdijesimi të plotë të prindërve të komunitetit tonë, por edhe të respektimit të femrës ashkalike. Me të vërtetë kemi qenë shumë të brengosur që femrat tona nuk po shkollohen dhe nuk po përparojnë në aspektin e të drejtave të barabarta, por ndryshimi po shihet, po ashtu janë siguruar bursa për të gjithë që jepen nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me zyrën norvegjeze në Kosovë dhe atë zvicerane dhe pritet që gjatë këtij muaji të ftohen nxënësit për t’i marrë bursat. Është lajm i mirë që nxënësit e komunitetit ashkali të Ferizajt janë të gjithë përfitues, kështu që  për një vit shkollor ata marrin nga 150 euro”, tha Rrahmani.

Sipas të dhënave që posedon Drejtoria e Arsimit, në shkollat e mesme të komunës së Ferizajt vijojnë mësimin 109 nxënës të komunitetit ashkali, ku vetëm në këtë vit shkollor janë regjistur 30 femra dhe 21 meshkuj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending