Connect with us

Ferizaj

Fëmijët kërkojnë kushte më të mira për mësim

Published

on

Dita e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, u shënua edhe në Ferizaj. Për nder të kësaj dite në sallën e Kuvendit të Ferizajt u organizua një takim mes Asamblesë Komunale të Fëmijëve me kryesuesen e Kuvendit Komunal dhe drejtorin e Arsimit. Në këtë takim, fëmijët parashtruan kërkesat dhe problemet që ata i preokupojnë.

“Jo vetëm në shkollën tonë, por në shumicën e shkollave ju po kërkoni që të kemi suksese ne, por si mund të prisni suksese nga ne kur në shkollën tonë nuk ka as kabinete e as salla të sportit”, tha nja nxënëse.

“Jemi duke u munduar që të bëjmë disa përparime në këtë drejtim, por kemi shkolla që nuk kanë hapësirë të mjaftueshme, por po besoj se gradualisht ne kemi filluar të bëjmë disa ndryshime në këtë drejtim,  kemi filluar ndërtimin e dy sallave pastaj kemi të planifikuar edhe vitin e ardhshëm ndërtimin e sallave në mënyrë që sukseset të jenë më të mëdha, por në këto kushte që  i kemi duhet të mundohemi t’ia dalim bashkërisht”, tha drejtori i arsimit Afrim Llabjani.

“Kisha pasur dëshirë që në çdo shkollë me pas psikolog që të na këshillojnë neve të paktën një herë në javë, po ashtu të punohet sa më shumë me nxënës të cilët janë me aftësi të kufizuar dhe të jetë një mësues i posaçëm për ta”, tha një nxënëse tjetër.

“Është e vërtetë që mungesa e psikologëve dhe pedagogëve nëpër shkolla është e madhe, ne fatkeqësisht nuk kemi nëpër shkolla të fshatrave, është çështje imediate, është çështje që duhet të ngritet më tepër dhe të bëhen psikolog, por ne jemi në një fazë që jemi duke i diskutuar këto çështje, por nganjëherë jemi të kufizuar nga linjat buxhetore të cilat nuk mund t’i rrisim në mënyrë që të kemi psikolog nëpër shkolla”, tha Llabjani.

“Disa njësi mësimore ne nuk i kemi në libra, neve na duhet me kliku nëpër shumë ëeb-faqe, a ka mundësi që me na i sjellë të gjitha njësitë mësimore në libra e jo me kërku ne në interent”, tha një tjetër nxënës.

“Është një problem që është duke i përcjell shkollat në vazhdimësi, por që nuk është në domenin tonë, sepse politikat e arsimit i bën Ministria e Arsimit, fatkeqësisht kemi një shpërputhje të plan-programeve  mësimore apo zbatimi i kurrikulës së re nuk është në harmoni me tekstet që i keni, por ne kemi marrë informacione nga Ministria  e Arsimit se vitin e ardhshëm librat do të jenë në përputhje me plan-programin mësimor”, u përgjigj Llabjani.

“Në shkollën tonë ka probleme edhe me libra, që 3 vite gjuha angleze nuk ka ardhë në shkollën tonë, disa nxënës i kanë blerë, por nuk kanë pasur mundësi me i ble të gjithë”, tha një nxënëse.

“Librat na vijnë nga Ministria e Arsimit, fatkeqësisht kemi pasur telashe me librat e gjuhës angleze pasi librat që kanë qenë në përdorim janë kontestuar nga mësimdhënësit e gjuhës angleze pasi nuk janë në harmoni me plan-programin shkollor dhe kështu që Ministria ka pru libra por jo mjaftueshëm  dhe ne kemi pasur telashe edhe në shkollat e tjera, nuk mund të them që nuk do të ketë, ne kemi bërë kërkesa dhe nëse na vijnë librat ne padyshim  që do t’i shpërndajmë tek ju”, theksoi Llabjani.

Ndërsa, kryesuesja e Asamblesë Komunale të Fëmijëve Azra Maksuti, shfaqi shpresën që kërkesat e fëmijëve do të merren parasysh.

“Shteti jonë në përgjithësi e dimë se ka të meta në realizimin e të drejtave tona, mirëpo ne duhet të punojmë të gjithë së bashku prandaj e kemi thirrë këtë takim dhe ne këtu kemi mundësi t’i shprehim brengat tona që ato të merren parasysh dhe shpresoj që të punojnë për një të ardhme më të mirë për ne”, tha Arza Maksuti.

Në këtë debat, kryesuesja e Kuvendit Komunal Kristina Gashi-Bytyqi, tha se komuna e Ferizajt ka bërë hapa në respektimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, duke miratuar rregulloren e cila ndikon në përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe u mundëson atyre që të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending