Humanisti ferizajas Agon Zhinipotoku ka njoftuar se 2 vjeçari Nil Asllani nga Ferizaj ka nevojë për ndihmë.
Zhinipotoku njofton se Nili ka nevojë për 127 mijë euro në mënyrë që urgjentisht të niset për Turqi, përcjell TV TEMA.
Postimi i tij i plotë:
Lutje urgjente për ndihmë
Nil Asllani 2 vjeçar ka nevojë për ndihmën tonë, atij i duhet trajtim urgjent jashtë vendit. Mjekët i kanë rekomanduar për nisje në Turqi, andaj lusim të gjithë që të na ndihmojnë aq sa munden.
Shërimi i tij kushton 127 mijë euro, Nili është djali i vetëm i veteranit të UÇK-së Muharrem Asllanit.
Pas shumë kërkesave nga ana e familjes, ne marrim përsipër që t’i ndihmojmë të mblidhen paratë e nevojshme për shërim, e nesër dhe pasnesër (e premte, e shtunë) do të jemi në sheshin e qytetit të Ferizajt.
Bashkë mund t’ia dalim, Nilin lusim Zotin ta shëroj
Të gjithë ata që duan të ndihmojnë mund ta bëni në llogarinë e nënës së tij Gyltene Asllani:
Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.
Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.
Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.
Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.
Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.
Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.
Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.
Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.
Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.