Connect with us

Ferizaj

Rritet interesimi për pjesëmarrje në festivalin ”Kosovarja Këndon”

Published

on

Audicioni i Festivalit të Këngës Popullore “Kosovarja Këndon 2018”, për pranimin e interpreteve të këngëve popullore, u mbajt sot në Qendrën e Kulturës në Ferizaj. Udhëheqësi artistik i i këtij festivali Astrit Mustafa, tha se për dallim nga edicionet e fundit këtë vit vërehet interesim më i shtuar për pjesëmarrje në këtë festival.

“Po shihet se sivjet ka një lëvizje, një dyndje të të interesuarave për pjesëmarrje në festivalin “Kosovarja Këndon”, ne tashmë dy javë e kemi hapur audicionin, janë paraqitur një numër i mirë i kandidateve për pjesëmarrje, sot është duke u zhvilluar audicioni dhe ku po seleksionohen më të mirat. Është një sinjal i mirë që ky festival po ringjallet dhe po i rikthehet shkëlqimi, sigurisht duke falënderuar menaxhmentin e Drejtorisë së Kulturës dhe mbështetjes së fuqishme që po e jep kryetari i komunës”, tha Mustafa.

Edhe udhëheqësi i kulturës në Ferizaj Sabri Pajaziti, u shpreh i kënaqur për ngritjen e interesimit të interpreteve për pjesëmarrje në festivalin ”Kosovarja Këndon”.

“Ne jemi në dijeni se misoni që ka pasur festivali “Kosovarja Këndon” për emancipimin e femrës shqiptare në fushën e muzikës e ka përfunduar atë, por ne jemi të interesuar dhe këmbëngulës që ky festival ta ruaj traditën, pasi është i vetmi festival që është live dhe kultivon muzikën popullore. Ne kemi bërë të gjitha lehtësimet që aplikimi të bëhet në formën online dhe siç po shihet është një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrëseve dhe jemi shumë të kënaqur”, tha Pajaziti.

Kurse, interpretet e këngës popullore që po synojnë të jenë pjesë e festivalit ”Kosovarja Këndon”, e konsiderojnë privilegj pjesëmarrjen në këtë festival.

“Vijë nga Gostivari i Maqedonisë, për herë të parë do të performoj në këtë festival, kam dëgjuar shumë fjalë të mira për këtë festival dhe ishte kënaqësi e madhe për mua që jam e ftuar të performoj në “Kosovarja Këndon”, tha Fjolla Hiseni, konkurrente.

“Nuk është hera e parë që marrë pjesë në festivalin “Kosovarja Këndon”, kam marrë pjesë edhe herave të tjera ku jam shpërblyer edhe me çmime, sigurisht që përveç se është kënaqësi është edhe përgjegjësi, pasi kemi një orkestër profesionale dhe juri profesionale që di të vlerësoj”, tha Besa Hajdari nga Podujeva.

Edicioni i 46-të i festivalit ”Kosovarja Këndon” do të mbahet më 28 nëntor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending