Connect with us

Ferizaj

Përurohet shtëpia e 16-të për këtë vit e ndërtuar nga ”Feniksi”

Published

on

Familja 4 anëtarëshe Shabani nga Ferizaj, e cila deri dje ka jetuar në kushte të rënda, sot i është gëzuar hyrjes në shtëpinë e re, që u ndërtua nga kontributi i vëllezërve Sopa, të cilët janë pronarë të marketit “Eli-Ab”, si dhe shoqata humanitare “Feniks”.

Përveç marketit “Eli-Ab” dhe shoqatës “Feniks”, në ndërtimin e shtëpisë për familjen Shabani kanë kontribuar edhe anëtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, të cilët kësaj familje i kanë blerë truallin në fshatin Bibaj.

 “Sot në këtë ditë gëzimi realizimi i qëllimit tonë u arrit që familjen e Maksut Shabanit me bë me strehim, unë si imam i Xhamisë së Madhe po ndihem mirë  sepse inciativa ka rrjedhur prej këshillit të Xhamisë së Madhe dhe po ndihem mirë që kemi arritur me realizu qëllimin tonë, unë i falënderoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë  që kanë kontribuar  që sot ta bëjmë familjen Shabani me strehim dhe lus që të gjithë atyre besimtarëve t’ua shtoj të mirat”, tha imami i Xhamisë së Madhe në Ferizaj, Mustafë Ahmeti.

Falënderues ndaj vullnetmirëve që po i ndihmojnë të varfërit, u shpreh  kryetari i shoqatës humanitare “Feniks”, Milaim Jashari.

Afër kësaj shtëpie që sot po e përurojmë gjendet edhe një shtëpi tjetër e përuruar para dy viteve dhe që të dyja janë të ndërtuara nga “Eli-Abi”, i cili sivjet i ka ndërtuar 7 shtëpi, nga 12 mijë euro bëjnë 84 mijë euro dhe nuk është hera e parë që “Eli-Abi” ndihmon këtë kategori,  afër 40 shtëpi i ka ndërtuar me neve dhe unë u jam shumë falënderues ndaj kësaj firme, e cila po vazhdon të ndihmoj familjet në nevojë”, tha Jashari.

Ndërtimin e kësaj shtëpie më së shumti e mirëpritën anëtarët e familjes Shabani. Kryefamiljari Maksut Shabani, tha se gëzim më të madh nuk ka përjetuar asnjëherë në jetën e tij.

“I falënderoj të gjithë që më kanë ndihmuar, kemi jetuar në kushte shumë të rënda, kemi jetuar në një dhomë në të cilën nuk besoj se do të mund të jetonte ndonjë njeri, por tani i falënderoj të gjithë që kontribuan e më bën me këtë shtëpi”, tha Shabani.

Kjo është shtëpia e 16 e ndërtuar këtë vit nga shoqata humanitare ”Feniks” në bashkëpunim me donatorë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending