Në Prokurorinë e Ferizajt brenda 24 orëve të fundit u ngritën 19 aktakuza, përcjell TV TEMA.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave për veprat penale si në vijim:
Nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.