Connect with us

Ferizaj

Katër të arrestuar brenda ditës për dhunë në familje në rajonin e Ferizajt

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se të enjten ka arrestuar katër persona për dhunë në familje.

Një rast ka ndodh në Shtime, një në Kaçanik, një në Ferizaj dhe një në Shtërpcë, përcjell TV TEMA.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datën 08.12.2022, në katër raste të ndara janë arrestuar katër persona për dhunë në familje.

Rreth orës 09:30 është raportuar një rast i dhëns në familje në Shtime. Sektori Rajonal i Hetimeve, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin V.A (M/K) i moshës 35 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte kanosur bashkëshorten e tij M.S ( F/K) e moshës 37 vjeçare.

Rreth orës 14:30 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Jazhincë të Shtërpcës është një rast i dhunës në familje dhe sulmit.

Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtërpcë, Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin M.D (F/K) e moshës 38 vjeçare, e cila shkak i një mosmarrëveshje në familje sulmon kunatën D.D ( F/K) e moshës 73 vjeçare.

Rreth orës 14:30 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën’’ Qazim Llugagjiu në Ferizaj. Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.H (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, e kishte sulmuar nënën e tij SH.H( F/K) e moshës 82 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ndërsa rreth orës 16:25 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në fshatin Gajre të Kaçanikut. Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.M (M/K) i moshës 49 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj bashkëshortës së tij Z.M( F/K) e moshës 46 vjeçare

Policia të dyshuarit, i ka shoqëruar në stacionet e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Trending