Prokuroria e Ferizajt ka ngritë një aktakuzë për kanosje në 24 orët e fundit.
Sipas raportit të tyre, kjo Prokurori ka ndalë për 48 orë një person për vjedhje për të cilin edhe ka kërkuar paraburgim, përcjell TV TEMA.
Njoftimi i plotë nga Prokuroria:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përjgithshëm, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person tjetër për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Po ashtu, ky departament, ka ndaluar edhe një (1) person tjetër për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, pë shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) kërkesë tjetër ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë tjetër ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kanosja”.