Connect with us

Ferizaj

Dy persona të denuar nga gjykata arrestohen dhe dërgohen në burg

Published

on

Policia e Ferizajt njofton se sot në mëngjes ka arrestuar dy persona.

Njëri ishte i denuar nga Gjykata me 1 vit burgim kurse tjetri me 10 ditë, përcjell TV TEMA.

“Në ora 06:15 në fshatin Dubravë të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar A.C (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i rëndë trupor ’’ me dënim burgimi prej një (1) viti. Ndërsa në ora 06:45 në fshatin Jezerc të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar R.G (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyllit ’’ me dënim burgimi prej dhjetë (10 ) ditëve”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Policët e stacionit në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit në dy lokacione të ndara kanë arrestuar dy persona, të cilët ishin në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj .

Në ora 06:15 në fshatin Dubravë të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar A.C (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i rëndë trupor ’’ me dënim burgimi prej një (1) viti.

Ndërsa në ora 06:45 në fshatin Jezerc të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar R.G (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyllit ’’ me dënim burgimi prej dhjetë (10 ) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacioneve të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ferizaj

15 të lënduar në 29 aksidente trafiku javën e kaluar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt, brenda shtatë ditëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 455 gjoba trafiku derisa janë pezulluar 10 patentë shoferë për shkelje të rënda në trafik.

Në raportin javor bëhet e ditur se janë evidentuar 29 aksidente në komunikacion.

Në 12 sosh mbetën të lënduar 15 persona derisa 17 aksidente ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Më 7 mars ndërprerje e planifikuar e rrymës në Ferizaj

Published

on

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se më 7 mars 2025, në qytetin e Ferizajt dhe disa fshatra përreth, do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit dhe për kyçje të linjës së re NS Theranda – NS Ferizaj 3.

Sipas njoftimit, nga ora 09:00 deri në 13:00, pa energji elektrike do të mbeten disa lagje të qytetit, përfshirë: 1 Tetori (një pjesë), 28 Nëntori (një pjesë), Arsim Rexhepi, Bajram Kelmendi (një pjesë), Bilall Shala, Cen Dugolli, Driton Islami, e Reçakut, Ganimete Tërbeshi, Hasan Berisha (një pjesë), Magj. Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Metush Krasniqi (një pjesë), Ndre Mjeda (një pjesë), Nora Kelmendi (një pjesë), Bostonit, Brahim Ademi, Kadri Abazi, Driton Islami (një pjesë), e Reçakut (një pjesë), Magj.Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Ahmet Kaçiku, Bostonit, Cen Dugolli (një pjesë), Driton Islami, e Reçakut (një pjesë) she Sali Çeku, Fabrika e Vajit, Fabrika e Bukes, Fabrika e Gypave 2, 3 dhe 4, Afrim Kalanica (një pjesë), Arsim Bega, Balaj (një pjesë), Diogardi  (një pjesë), Driton Islami, e Pashtrikut (një pjesë), Elbasanit (një pjesë), e Shkodrës, Epopeja e Jezercit, Fehmi Agani (një pjesë), Idriz Islami (një pjesë), Isak Sadiku (një pjesë), Limon Tahiri (një pjesë), Lutfi Haxhidema, Prekazit dhe Ramush Shatrolli (një pjesë) dhe Unioni E&R Invest.

Ndërprerja do të prekë gjithashtu edhe fshatrat Papaz, Pojatë, Rahovicë, Sazli, Softaj, Talinoc, Bublicë, Dramjak, Kosinë, Llojza, Lloshkobare, Saraishtë dhe Slivovë, ndërsa arsyeja kryesore e kësaj ndërprerjeje është krijimi i kushteve për kyçjen e linjës së re të tensionit të lartë.

Ndërprerje shtesë për shkak të punimeve teknike

Përveç kësaj, KEDS ka njoftuar se për shkak të zhvendosjes së një trafostacioni, në të njëjtën periudhë kohore (09:00 – 13:00), pa energji elektrike do të mbeten edhe rrugët Vëllezërit Gërvalla, Emin Duraku, Gëzim Sahiti, E Reçakut, Sali Çeku, Cen Dugolli dhe Ahmet Kaçiku.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen dy grabitësit e marketit në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin e grabitjes me armë në një market në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ku nën kërcënimin me armë , ata grabitën rreth 1 mijë euro.

Për këtë grabitje që ndodhi mbrëmjen e së hënës, rreth orës 18:15, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit  I.D. 35 vjeç dhe  M.Q.  27 vjeç.

Me urdhër të gjykatësit është kryer bastisja në banesën e të dyshuarve ku janë siguruar prova që lidhen me këtë rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë së Ferizajt.

Continue Reading

Trending