Connect with us

Kosovë

Reagon AVONET: Institucionet përgjegjëse për vrasjen makabre të shtatzënës në QKUK

Published

on

Rrjeti i Organizatave AVONET sheh Gjykatën dhe Policinë si përgjegjëse për vrasjen e shtatzënës në QKUK.

Kjo OJQ thotë se ka pas neglizhencë të institucioneve.

Njoftimi i plotë nga Avonet:

Deklaratë për media

AVONET: Gjykata, Gjykatësi dhe Policia përgjegjëse për vrasjen makabre të shtatzënës në QKUK

AVONET është tejet e shqetësuar me rastin e vrasjes makabre të shtatzënës nga Komuna  e Lipjanit në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK.

Duke përcjellur me shqetësim  të thellë këtë ngjarje tragjike, AVONET mbetet i shokuar me neglizhencën e institucioneve, ku vetëm gjatë këtij viti kemi pesë gra të vrara, të cilat tashmë kishin alarmuar të gjitha institucionet relevante për dhunën psiqike dhe fizike që po ndodhte ndaj tyre.

Lidhur me rastin në fjalë, Gjykata Themelore e Ferizajt ka lëshuar Aktvendimin për urdhër mbrojtje, me datë 13.09.2022, me  kërkesë nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, që funksion në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, i cili ishte në fuqi deri në muajin mars 2023,  dhe Gjykata Themelore e Ferizajt të njejtin e kanë dënuar me gjobë për armëmbajtje pa leje, me ç’rast Prokuroria Themelore e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj S.H për veprën penale kanosje.

Duke qenë në dijeni Gjykata Themelore e Ferizajt se i njejti ishte recidivist i veprave penale, gjykatësi, ka neglizhuar dhe ka vënë në rrezik jetën e tashmë viktimës, duke marr parasysh se ky gjykatës të njejtin e ka dënuar me dënim me gjobë për armëmbajtje pa leje, duke pasur parasysh rrethanat dhe dashjen e kryesit të veprës penale.

Andaj, Gjykata Themelore e Ferizajt ka treguar mungesë profesionalizmi çka bëri që tash S.H të kryente veprësn penale të vrasjes me paramendim, duke pasur mundësi që të endet i lirë përkundër denoncimeve të vazhdueshme nga e ndjera.

Në këtë rast ka dështuar edhe Policia e Kosovës, e cila është përgjegjësë për  sigurinë e viktimave të dhunës në familje dhe zbatimin të urdhërave për mbrojtje.

Poashtu, Institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë marrë asnjë veprim pëe mbështetjen e Qendrave për Punë Sociale, si në aspektin logjistik dhe profesional, shumica e QPS-së nuk kanë automjete të tyre dhe mungesë stafi e hapësirave dhe fondeve emergjente.

Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të merr masa urgjente ndaj Gjykatës Themelore të Ferizajt dhe gjykatësit të çështjes për neglizhencë, mosprofesionalizëm dhe mos efikasitet.

Kërkojmë nga z. Faik Hoti, U.D Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës të merr masa urgjente ndaj Stacionit Polivor Lipjan, për mosofrimin e sigurisë së të ndjerës.

Kosovë

Shtrenjtohet rryma, tarifat e reja nga 1 maji

Published

on

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale duke i hapur kështu rrugë shtrenjtimit të rrymës.

Në takimin e sotëm të këtij bordi nuk u bë e ditur përqindja e rritjes por ZRRE-ja tha se për këtë do të njoftojë ditëve në vijim derisa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Sipas Radio Evropa e Lirë, çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 %.

Ndërkohë, nën moton “Asnjë cent më shumë”, në Prishtinë ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Continue Reading

Kosovë

Rëndohet situata energjetike pas rënies së dy blloqeve të KEK-ut

Published

on

Prodhimi i energjisë elektrike në vend është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, pasi dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit ndërsa dy të tjera tash e një kohë janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” i cili prodhon rreth 120 MW është ndalur mbrëmë në mesnatë (08.04.2025, ora 23:59), si pasojë e problemeve të ndjeshme me humbje të ujit dhe ndalja e këtij blloku është bërë për të shmangur defekte më të mëdha.  

Kurse mëngjesin e sotëm për arsye të ngjashme është ndalur edhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, i cili prodhon rreth 250 MW por njëkohësisht edhe furnizon me ujë ngrohjen qendrore në Prishtinë.

Sipas KEK-ut, rikthimi në funksion i këtij blloku pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Aktualisht në KEK janë duke u prodhuar vetëm 115 MW nga 900 MW sa është kapaciteti i tërësishëm i termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Continue Reading

Kosovë

Kurti i propozon Abdixhikut takim për të mërkurën ose të enjten

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre zyrtare ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në letrën e publikuar në media, si datë e mundshme e takimit është propozuar 9 përkatësisht data 10 prill.

“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe Presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025.

Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, shkruhet në letër.

Ende nuk dihet nëse Albin Kurti i ka dërguar të njëjtën letër edhe ndonjë subjekti tjetër parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Trending