Connect with us

Ferizaj

Rrahën e therrën me thikë tre persona, Policia arreston 7 të dyshuarit në Kaçanik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka arrestuar 7 persona që kishin rrahur e therrë me thikë tre të tjerë.

Rasti ka ndodhë në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik, përcjell TV TEMA.

Tre nga të arrestuarit janë liruar kurse katër janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Më datë 29.11.2022 rreth orës 12:30 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në Qendrën Emergjente në Kaçanik tre persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të lëndimeve trupore që kishin pësuar nga një përleshje në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik.

Policët e rendit e më pas edhe hetuesit policor menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.

Nga informatat e para është mësuar se pas një përleshje, tre persona L.Q ( M/K) i moshës 19 vjeçar , M.B ( M/K) i moshës 37 kishin pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa SH.B ( M/K) rreth 20 vjeçar kishte pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet i mprehtë (thikë), nga persona të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet Golf me targa vendore. I lënduari SH.B për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prshtinë.

Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren , policia e stacionit në Kaçanik ka arritur që të arrestojë 7 persona, të cilët i ka shoqëruar në stacionin e policisë. Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari A.P (M/K) i moshës 15 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 24 orë, ndërsa L.B ( M/K) i moshës 20 vjeçar , A.L ( M/K) i moshës 22 vjeçar dhe A.B ( M/K) i moshës 42 vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Në procedurë të rregullut hetimore janë liruar N.TH ( M/K) i moshës 16 vjeçar, D.T (M/K) i moshës 15 vjeçar dhe V.B ( M/K) i moshës 17 vjeçar.

Nga kjo ngjarje janë iniciuar rastet : Lëndim i rëndë trupor, dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale dhe kanosje.

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending