Connect with us

Ferizaj

Vazhdojnë garat në lëndën e gjuhës angleze

Published

on

Garat në lëndën e gjuhës angleze të filluara një muaj më parë, ku nxënësve u jepet mundësia t’i shprehin njohuritë e tyre në këtë lëndë, kanë hyrë në javën e pestë. Kjo garë me karakter eliminues, nga 257 garues sa kishte në fillim, tani ka vetëm 110 të tillë.

Anëtari i shoqatës së mësimdhënësve të gjuhës angleze Granit Demaj, tha se nga gara e zhvilluar sot do të eliminohen edhe 30 garues, për të vazhduar më pas me 80 konkurrentë të cilët do t’i vazhdojnë garat në mars të vitit të ardhshëm.

“Kanë mbetur 110 nxënës, javën tjetër kanë me mbet  diku 80 nxënës, pastaj fillon sezona  e dytë, pasi e kemi një pushim 3 mujor pastaj fillojmë në shkurt apo mars të vitit të ardhshëm fillojmë me pjesën e dytë të garës, ku mbeten 5 javë tjera edhe në fund mbeten 40 që shkojnë në vizitë në Tiranë dhe në fund mbesin 10, pastaj 5 dhe 5 të fundit marrin shpërblime, tre paguhen me mjete financiare”, tha Demaj.

Demaj konsideron se gara të tilla duhet të organizohen edhe nëpër komuna të tjera të Kosovës.

“Kjo garë është unike në komunën e Ferizajt, po e vërejmë nga emocionet e nxënësve të cilët rrinë gjatë tërë javës se a janë pjesë e garës ende apo jo, është garë interesante, po ashtu disa e kam vërejtur që kanë filluar të shprehen mes vete anglisht, po ashtu kanë mësuar fjalë të reja, është një garë që ia vlenë të mbahet jo vetëm në Ferizaj, por të shpërndahet edhe në komuna të tjera”,tha Demaj.

Kurse, nxënësit pjesëmarrës në këto gara, thanë se ato po u ndihmojnë edhe në procesin e rregullt mësimor.

“Përveç që është një garë që secili nga ne i testojmë njohuritë tona mbi anglishtën, por edhe çdo javë kur kalojmë në rundin tjetër është emocionuese, në përgjithësi është garë shumë interesante”, tha Arlind Hyseni, nxënës i shkollës “Jeronim de Rada”.

“Kam qenë edhe vitin e kaluar në këtë garë, është garë shumë e mirë, më ka pëlqy shumë, është interesante, mësojmë fjalë të reja nga dokumentarët që prezantohen, shpresoj që të jem të paktën në dhjetëshen e parë”, tha Erisa Çerkini, nxënëse në shkollën “Gjon Serreçi”.

Finalja e kësaj gare do të mbahet më më 20 prill të vitit të ardhshëm, me 5 finalistë, ku vendi i parë do të shpërblehet me 300 euro, vendi i dytë me 150 euro dhe vendi i tretë me 50 euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending