Connect with us

Botë

Trump shpall sonte kandidaturën për president

Published

on

Ish-presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do ta bëjë njoftimin për rikandidim për zgjedhjet presidenciale të 2024-s të martën, më 15 nëntor, shkruan CNN.

Këtë informacion e ka konfirmuar këshilltari i tij Jason Miller, i cili shprehet se Trumpi thotë se kandidatura e tij në zgjedhjet e ardhshme nuk duhet vënë fare në dyshim.

“Presidenti Trump do të njoftojë të martën se do të kandidojë për president. Dhe do të jetë një njoftim shumë profesional, shumë intrigues”, ka thënë Miller. Milleri u shpreh se ai foli me Trumpin në telefon më herët gjatë ditës, kur ishte në fushën e golfit. Trumpi i tha Millerit se “nuk kishte nevojë të viheshin në dyshim” synimet e tij.

“Unë do ta bëj dhe dua të sigurohem që njerëzit ta dinë se jam i emocionuar dhe se duhet ta kthejmë vendin në rrugën e duhur”, ka thënë Trump. Miller, i cili ka punuar në fushatat e Trumpit më 2016 dhe 2020 dhe mbetet këshilltar i tij pas presidencës, ka thënë se pret që një turmë e madhe dhe qindra media të marrin pjesë në njoftimin e së martës në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago në Florida./koha

Botë

Rrahje, përplasje dhe tym në Kuvendin e Serbisë

Published

on

Kuvendi i Serbisë ndërpreu punimet e seancës së sotme pas përplasjeve fizike, rrahjeve, hedhjes së gazit lotsjellës dhe bombave me tym nga ana e deputetëve opozitarë, kundërshtarë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Deri te kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.

Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Partitë opozitare kishin paralajmëruar se s’do të jenë pjesë e punimeve të Kuvendit, përderisa studentët e qytetarët janë duke protestuar vazhdimisht në kërkim të drejtësisë për vdekjen e 15 personave në nëntor nga rrëzimi i strehës së një stacioni hekurudhor në Novi-Sad.

Continue Reading

Botë

Holandezi Rutte merr detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Published

on

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s.  Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.

Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.

Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.

Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.

Continue Reading

Botë

Përleshje fizike në parlamentin italian

Published

on

Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.

Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga  pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.

Continue Reading

Trending