Connect with us

Ferizaj

Dy aksidente trafiku me të lënduar brenda 10 minutave në Ferizaj

Published

on

Në Ferizaj sot kanë ndodhur dy aksidente trafiku me të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli konfirmoi aksidentet për TV TEMA, ku edhe tha se në të dy aksidentet ka të lënduar.

Aksidentet kanë ndodhur në ora 09:40 minuta dhe në ora 09:50 minuta.

Në fshatin Lloshkobare ka ndodhë një vet-aksident ku tre persona kanë pësuar lëndime.

“Sot, rreth orës 09:50 në aksin rrugorr Ferizaj-Shtime, ne fsh. Lloshkobare të Ferizajt, ka ndodhur aksident komunikacioni, vetëaksident  ku është përfshire  nje veture me targa vendore. Veç dëmeve të shaktuara materiale lendime trupore persojne 3 persona të cilët me autoabmulancë dergohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve është ne vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, deklaroi Veseli për TV TEMA.

Kurse në rrugën Vëllezrit Gërvalla lëndime nga aksidenti ka pësuar një motoçiklist.

“Po rreth ores 09:40 në fillim te rruges V.Gervalla ka ndodhur nje aksident komunikacioni , ku eshte perfshire njê motoçiklist. Lendime trupore ka pesuar motoçiklisti, te cilin po e trajtojne mjeket ne vendin e ngjarjes. Ne vendin e ngjarjes ka dal Njesia e Aksidenteve dhe po e heton rastin. I lenduari eshte derguar me autoambulance ne Qendren Emeregjente ne Ferizaj”, shtoi Veseli për TV TEMA.

Të dy rastet po hetohen nga Policia.

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending

Ferizaj

Dy aksidente trafiku me të lënduar brenda 10 minutave në Ferizaj

Published

on

Në Ferizaj sot kanë ndodhur dy aksidente trafiku me të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli konfirmoi aksidentet për TV TEMA, ku edhe tha se në të dy aksidentet ka të lënduar.

Në fshatin Lloshkobare ka ndodhë një vet-aksident ku tre persona kanë pësuar lëndime.

“Sot, rreth orës 09:50 në aksin rrugorr Ferizaj-Shtime, ne fsh. Lloshkobare të Ferizajt, ka ndodhur aksident komunikacioni -vetëaksident  ku është përfshire  nje veture me targa vendore. Veç dëmeve të shaktuara materiale lendime trupore persojne 3 persona të cilët me autoabmulancë dergohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve është ne vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, deklaroi Veseli për TV TEMA.