Connect with us

Kosovë

Auditorja e Përgjithshme thotë se mbi 900 mijë euro u dhanë për punonjësit serb pa u ditë se a po dalin në punë

Published

on

Auditorja e përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Vlora Spanca ka përmendur edhe para deputetëve pagesat për serbët, pa shkuar fare në punë.

Spanca në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, derisa ka paraqitur konkluzionet e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2021, deklaroi se janë kryer pagesa mbi 900 mijë euro për punonjësit e komunitetit serb.

Kryerja e pagesave në vlerë prej mbi 900 mijë euro për 199 punonjës të komunitetit serb të angazhuar në bazë të marrëveshjes së Brukselit, pa u evidentuar vijueshmëria e tyre në punë. Në këtë raport për vitin 2021, po ashtu kemi dhënë konkluzione të pajtueshmërisë të përmbledhur nga auditimi i 90 organizatave buxhetore”, tha Spanca.

Para deputetëve, ajo ka thënë se konkluzionet janë se organizatat buxhetore në fushën e raportimit financiar vazhdojnë të kenë mangësi të theksuara në prezantimin e informatave financiare.

Për raportin financiar të Qeverisë për Buxhetin e Republikës kemi dhënë opinion i modifikuar, përkatësisht opinion i klasifikuar. Shpenzimet prej 13 milionë euro janë klasifikuar në kategorinë joadekuate, prej të cilave janë keqklasifikuar 9.3 milionë euro, pastaj për shkak të vendimeve gjyqësore janë afër 2 milionë euro, ndërsa si të ndikuara nga vet organizatat buxhetore vlera e keqklasifikimeve ishte rreth 2 milionë euro”, theksoi ajo.

Spanca shtoi se janë nxjerrë 132 raporte individuale të organizatave buxhetore, ndërmarrjeve publike, projekteve dhe atyre të performancës.

Ky raport është rezultat i auditimit të raportit financiar të Qeverisë për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021 dhe 132 raporteve individuale të organizatave buxhetore, ndërmarrjeve publike, projekteve dhe atyre të performancës. Konkluzioni i përgjithshëm është se organizatat buxhetore në fushën e raportimit financiar vazhdojnë të kenë mangësi të theksuara në prezantimin e informatave financiare të tyre, po ashtu edhe gjetjet në fushën e pajtueshmërisë janë mjaftë të përhapura dhe domëthënëse që kërkojnë masa rigoroze për përmirësim”, shtoi Spanca.

Sipas kryeauditorës, në auditimin e 90 organizatave buxhetore janë dhënë 46 opinione të pamodifikuara për pasqyrat financiare.

Janë nxjerrë 90 raporte të auditimit financiar dhe pajtueshmërisë të organizatave buxhetore, 12 raporte të auditimit të ndërmarrjeve publike, 13 raporte të auditimit të projekteve të donatorëve, 3 raporte të auditimit të pajtueshmërisë, të cilat dy raporte janë informata të klasifikuara dhe 14 raporte të auditimit të performancës. Në auditimin e 90 organizatave buxhetore kemi dhënë 46 opinione të pamodifikuara për pasqyrat financiare dhe 44 definicione të modifikuara. Përderisa për 12 organizatat buxhetore kemi dhënë informata të modifikuara”, përfundoi ajo.

Me 66 vota për janë miratuar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të Përgjithshëm për Raportin vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Po ashtu, me 63 vota për është miratuar edhe Raporti Vjetor Financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. /Telegrafi

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Hapet vendkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Published

on

Kosova dhe Maqedonia e Veriut përuruan sot pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë, duke hequr kështu kontrollin dhe ndalesën e dyfishtë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Tani, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa të dhënat e tyre do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik. Policët kufitarë të të dyja shteteve do të punojnë në një pikë të përbashkët kontrolli.

Në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski u tha se kontrolli i përbashkët kufitar do t’i zvogëlojë pritjet në kufi dhe do të ndikojë në rrije ekonomike mes dy vendeve.

Republika e Kosovës i ka tri pika zyrtare kufitare me Maqedoninë e Veriut, ndërsa kontrolli i përbashkët kufitar do të vlejë në dy prej tyre, përfshirë atë Glloboqicë – Jazhincë.

Continue Reading

Kosovë

Shtrenjtohet rryma, tarifat e reja nga 1 maji

Published

on

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale duke i hapur kështu rrugë shtrenjtimit të rrymës.

Në takimin e sotëm të këtij bordi nuk u bë e ditur përqindja e rritjes por ZRRE-ja tha se për këtë do të njoftojë ditëve në vijim derisa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Sipas Radio Evropa e Lirë, çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 %.

Ndërkohë, nën moton “Asnjë cent më shumë”, në Prishtinë ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Continue Reading

Kosovë

Rëndohet situata energjetike pas rënies së dy blloqeve të KEK-ut

Published

on

Prodhimi i energjisë elektrike në vend është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, pasi dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit ndërsa dy të tjera tash e një kohë janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” i cili prodhon rreth 120 MW është ndalur mbrëmë në mesnatë (08.04.2025, ora 23:59), si pasojë e problemeve të ndjeshme me humbje të ujit dhe ndalja e këtij blloku është bërë për të shmangur defekte më të mëdha.  

Kurse mëngjesin e sotëm për arsye të ngjashme është ndalur edhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, i cili prodhon rreth 250 MW por njëkohësisht edhe furnizon me ujë ngrohjen qendrore në Prishtinë.

Sipas KEK-ut, rikthimi në funksion i këtij blloku pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Aktualisht në KEK janë duke u prodhuar vetëm 115 MW nga 900 MW sa është kapaciteti i tërësishëm i termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Continue Reading

Trending