Connect with us

Ferizaj

Von Cramon thotë se iniciativa franko-gjermane është frymë e re për të ecur përpara

Published

on

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se nisma franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi është një mundësi e mirë për të ecur përpara në këtë proces.

Për dialogun unë do ta komentoja nismën e re nga ana franceze e gjermane, po shihet që ka përparim të ri është një frymë e re, në të dy anët si në Beograd ashtu edhe këtu në Prishtinë. Njerëzit e kanë kuptuar që është momenti të arrijnë nëse jo një marrëveshje përfundimtare së paku një pako që do të ishte e pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Von Cramon.

Ajo ka shtuar se shumë njerëz kanë shkruar për propozimin franko-gjerman dhe është një mundësi e madhe.

Mendoj që është një rast i mrekullueshëm që të ecët përpara për të dy palët drejt integrimit evropian, e që mendoj se është absolutisht i nevojshëm dhe Kosova si vendi më pro evropian duhet ta përkrah këtë. Është rast i mirë për ta shtyrë Kosovën përpara në agjendën evropiane”, ka thënë Von Cramon, duke shtuar se e përkrahë një marrëveshje që do të ishte e pranueshme.

Raportuesja për Kosovën në PE, ka thënë se para se të shihnim propozimin franko-gjerman ka pasur shumë hapa që ishin marrë si nga Prishtina ashtu Beogradi që ndërlidhen pak a shumë me përditshmërinë siç është njohja e letërnjoftimeve, diplomave dhe shumë gjëra të tjera që lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve.

Sa i përket çështjes së targave ajo ka thënë se ka argumente të mira për ta shtyrë vendimin, por se e kupton edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës që po zbatojnë ligjin.

Duke folur për liberalizimin e vizave, Von Cramon ka thënë se shpreson që të shohim rezultate sa më shpejt.

Nuk arsyetohet aspak ajo që po ndodh, shpresoj që do të shohim rezultate sa më shpejt pa ndonjë kushtëzim të ri”, tha Von Cramon. /Telegrafi

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending