Connect with us

Kosovë

Policia arreston një person për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998/99 në Istog.

I arrestuari është boshnjak dhe ka iniciale E.B, përcjell TV TEMA.

“Në konsultim me prokurorin kompetent i dyshuari i lartcekur është intervistuar nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” për periudhën e viteve 1998/99 në një fshat në komunën e Istogut”, thuhet ndër të tjera në raport. 

I arrestuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 20 tetor 2022

Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës, me autorizim nga Prokuroria Speciale, ka zhvilluar hetime intensive lidhur me krimet e kryera nga forcat e armatosura të Serbisë gjatë periudhës kohore të viteve 1998/99 në Kosovë.

Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara dhe intervistimit të dëshmitarëve deri më tani, Policia e Kosovës me datën 19.10.2022 ka arrestuar të dyshuarin E. B.  Mashkull/Boshnjak i cili është shoqëruar në Polici.

Në konsultim me prokurorin kompetent i dyshuari i lartcekur është intervistuar nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” për periudhën e viteve 1998/99 në një fshat në komunën e Istogut. 

Pas intervistimit të palës në prezencë të avokatit, prokurori i çështjes ka lëshuar aktvendim për arrestim të përkohshëm dhe ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Kosovë

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë nuk pranojnë fajësinë

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë filloi seanca gjyqësore ndaj Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq të akuzuar për rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin, Afrim Bunjaku.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, më pas, u vranë tre sulmues.

Më 11 shtator të vitit 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale, shumica prej të cilëve përfshirë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Ata dyshohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë .

Në seancën e sotme, tre të akuzuarit, Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit u deklaruan të pafajshëm.

Në shqyrtimin fillestar të këtij rasti më 9 tetor të vitit të kaluar, prokuroria kërkoi që gjykimi të nisë edhe për të akuzuarit që nuk ndodhen në Kosovë. Pas kundërshtimit të avokatëve mbrojtës, gjyqtari Arben Hoti kërkoi një mendim juridik nga Gjykata Supreme për interpretimin e ligjit, që konstatoi se kjo çështje është “e drejtë diskrecionale” e gjyqtarit, por që një vendim ii tillë ende nuk është marrë.

Continue Reading

Kosovë

Osmani i përgjigjet Deharit: Obligoheni të vazhdoni seancën sipas rregullores së Kuvendit

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani i është përgjigjur letrës nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, i cili kërkoi sugjerime për situatën e paprecedentë të krijuar në Kuvend, kur të zgjedhurit për deputetë nuk miratuan raportin e Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve.

Në këtë letër, Osmani duke cituar Aktgjykimin Nr.KO72/20 të Gjykatës Kushtetuese thotë se “struktura e normave kushtetuese që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore që burojnë nga vota e popullit, duhet të interpretohet në atë mënyrë që të jetësojnë e jo të bllokojnë themelimin dhe ushtrimin efektiv të funksioneve përkatëse.“

Duke përmendur edhe Aktgjykimin Nr. KO119/14, në të cilin Gjykata Kushtetuese ka obliguar të gjithë deputetët e Kuvendit që në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe dispozitat e Rregullores së Kuvendit, ta gjejnë mënyrën për ta bërë Kuvendin funksional, presidentja Osmani fton Kryesuesin e seancës konstituive ta realizojë këtë seancë në përputhje me parimet kushtetuese, Rregulloren e Kuvendit dhe legjislacionin në fuqi.

Ndryshe, Rregullorja e Kuvendit përcakton që një seancë e re duhet të thirret brenda 48 orësh, që do të thotë se vazhdimi i kësaj seance duhet të mbahet më së voni deri të enjten, më 17.04.2025.

#

Continue Reading

Trending