Connect with us

Ferizaj

Grainca deklarohet i pafajshëm në akuzat për keqpërdorim të pozitës

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt, sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsfikim të dokumentit zyrtar.

Prokurori i shtetit Arben Ismaili, i cili paraqiti aktakuzën e ngritur ndaj ish-drejtorit Grainca dhe dy personave të tjerëve, tha se ish drejtori Grainca ka qenë në dijeni se nje peticion qe eshte nenshkruar ne emer te banorëve të rrugës ”Astrit Bytyqi”, e sipas te cilit banoret kanë kërkuar të bëhet ndërtim i lartë, është peticion i falsifikuar. Sipas prokurorit Ismaili, ne baze te atij peticioni jane miratuar ndryshimet e destinimit te tokave ne kete zone me PZHK.

“I pandehuri Faik Grainca më datën 10.08.2017 në Ferizaj, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit të komunës së Ferizajt, si dhe si person përgjegjës i komisionit për shqyrtimin e PZHK-së në rrugën “Astrit Bytyqi”, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke ia shkelur seriozisht të drejtat personave të tjerë, të dëmtuarve Imri Haliti, Bekim Haliti dhe Orhan Ibrahimi në atë mënyrë që nuk i ka verifikuar nënshkrimet në peticionin e qytetarëve që ka rezultuar të jetë i falsifikuar edhe pse i pandehuri më parë ka qenë në dijeni se nënshkrimet  në peticion janë të falsifikuara dhe si pasojë është  lejuar që rruga “Astrit Bytyqi” të mbetet banim kolektiv edhe pse banorët e kësaj rruge kanë qenë për banim individual, ndërsa si rezultat i peticionit të falsifikuar Kuvendi Komunal ka aprovuar Planin Urbanistik me çka ka kryer veprën penale keqpërdrorim i pozitës”, tha prokurori Arben Ismaili.

Akuzat e prokurorit të shtetit, i ka mohuar avokati mbrojtës i Faik Graincës, Visar Musa, duke thënë se Prokuroria nuk ka bërë asnjë ekzaminim të nënshkrimeve të falsifikuara.

”Prokuroria thirret në falsifikim të nënshkrimeve gjoja në peticion, në anën tjetër nuk e provon se cili nënshkrim është falsifikuar apo edhe a është bërë ndonjë ekspertizë grafologjike nëse ekziston ky falsifikim, edhe nëse ka mundur siç pretendohet të jetë falsifikuar nëse konstatohet atëherë kemi të bëjmë me përgjegjësi subjektive individuale për personin që mund ta ketë falsifikuar, konsiderojmë se në fund do të vërtetohet se i mbrojturi im nuk ka kurrfarë përgjegjësie në rastin konkret”, tha Visar Musa.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i shtetit dhe avokati mbrojtës i Graincës, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sahit Krasniqi, ka dëgjuar dëshmitarin  Imri Haliti,  i cili është edhe palë e dëmtuar dhe bartës i peticionit të pronareve te shtepive ne rrugen ”Astrit Bytyqi”. Haliti para trupit gjykues tha se kontesti në rrugën “Astrit Bytyqi”, kishte filluar që nga viti 2015, dhe se kërkesat e vazhdueshme te pronareve te shtepive që kjo zonë të mbetet ndërtim i ulët asnjëhere nuk janë marre parasysh nga Drejtoria e Urbanizmit.

“Diku kah viti 2015 ka pasur përpjekje që të fillojnë të rrënohen shtëpitë rreth shtëpive tona për një parcelë të vetme dhe ne i jemi drejtuar drejtorit të Urbanizmit më datën 22.06 2015 dhe kemi kërkuar me shkrim nga drejtori që të na njoftoj që në parcelat e tona ku i kemi shtëpitë dhe në parcelat ku ka filluar rrënimi dhe përgatitja e ndërtimit të na jap një sqarim me shkrim dhe drejtori i Urbanizmit më 22.06 2015 na e jep përgjigjje me shkrim dhe citon se parcelat në fjalë  janë të parapara për ndërtim individual, por një ditë para se të na e lëshoj këtë vendim neve se nuk lejohet ndërtim i lartë, ka shqyrtu kushtet për dhënie të lejës për ndërtim të lartë të të afërmëve të tij Graincëve në atë parcelë”, tha Haliti.

Haliti tha se keqpërdorimet kanë kulminuar në vitin 2017, gjatë draft miratimit të PZHK-së, për të bërë ridestinimin e tokes pergjate rrugës “Astrit Bytyqi “ dhe zona 8, nga ndërtim i ulët në ndërtim të lartë ne kundershtim me ligjin dhe duke gjeneruar peticion te falsifikuar.

”Mbi 80% të banorëve që kemi parë në terren kanë pasur vullnetin që të jetë ndërtim i ulët dhe vetëm 3 familje kanë qenë pro ndërtimit të lartë dhe kur është dorëzu peticioni për ndërtim të ulët, ne mendojmë se është drejtori i Urbanizmit arkitekt i peticioneve të kundërta, ku në këtë peticion shihet që shumica e banorëve nuk janë banorë të rrugës “Astrit Bytyqi”, tha Haliti.

Në këtë seancë gjyqësore avokati i palës së dëmtuar Kushtrim Palushi, kërkoi nga trupi gjykues që si dëshmitarë të sillet ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal Faruk Guri dhe Faruk Lipovica.

Seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca dhe dy personave të tjerë e cila zgjati për rreth 6 orë, do të vazhdoj nesër.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending