Connect with us

Ferizaj

Përmes fushatës synohet sensibilizimi i qytetarëve për trafikimin me njerëz

Published

on

“Mos hesht! Ndihmo luftimin e trafikimit me njerëz”. Kjo është motoja e një fushate që Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë, po e organizon nëpër komuna të vendit, me qëllim të sensibilizimit të shoqërisë dhe kryesisht gjeneratave të reja për rrezikun që sjellë  kjo dukuri negative. Një aktivitet i ngjashëm u zhvillua sot në Ferizjat, me ç’rast zyrtarë të Policisë Rajonale, të Ministrisë dhe OSBE-së  mbajtën ligjërata me këtë temë para shumë nxënësve ferizajas dhe zyrtarëve të institucioneve të ndryshme publike. Sipas Policisë, të gjitha këto aktivitete bëhen  për të ngritur  vetëdijen e popullatës dhe grupeve të cenueshme në parandalimin dhe rritjen e referimit të rasteve kur dyshohet se dikush po shfrytëzohet për trafikim. Shefja e Njësitit për Hetimin e Trafikimit në Policinë Rajonale të Ferizajt, Valdete Hyseni, tha se është shqetësuese që viteve të fundit pre e trafikimit janë femrat kosovare nëpër vendet e Ballkanit e më larg.

“Në Kosovën e pasluftës viktimat e trafikimit kanë qenë kryesisht femrat nga rajone të ndryshme, nuk kemi pasur viktima të rajonit tonë. E, tani në vitet e fundit sikur gjërat kanë ndryshuar dhe është shqetësuese se çdo ditë e më shumë po rritet numri i femrave viktima të trafikimit të mitura e kosovare që i përkasin moshës nga 15 e deri në 18 vjeç, po ashtu janë ato që vijnë nga komunat e Shqipërisë dhe vijnë si punëtore që kërkojnë lëmoshë“, tha Hyseni.

Fushata për luftimin e trafikimit me njerëz, po përkrahet me aktivitete të ndryshme nga misioni i  OSBE-së në Kosovë.

“Ky është një aktivitet kriminal me përmasa  ndërkombëtare dhe më lejoni t’iu them që sipas statistikave të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për vitin 2017, trafikimi është në vendin e tretë për nga përfitimet që gjenerojnë organizata kriminale menjëherë pas trafikimit të drogës dhe me armë. Sipas statistikave të fundit globalisht në botë gjenerohen rreth 500 miliard dollarë brenda një viti dhe këtu mund të shihet se çfarë janë përfitimet e këtij aktiviteti kriminal”, tha Sedat Shala nga OSBE-ja.

Ndërkaq,  Hajredin Sylejmani nga Këshilli për Siguri në Bashkësi, tha se është shqetësuese që nxënësit e shkollave të këtushme nuk kanë shumë informacione për këtë dukuri negative dhe kaq të rrezikshme.

“Unë si një njeri që vijë nga fusha e arsimit më ka rënë të bisedoj nga afër me gjeneratat e tanishme dhe me të vërtetë më shqetëson fakti që një numër i madh i nxënësve as që e ka idenë se cili është reziku që sjellë kjo dukuri e shëmtuar, prandaj kujtoj se institucionet dhe OJQ-të duhet të zhvillojnë sa më shumë aktivitete sensibilizuese”, tha Sylejmani.

Fushata e sotme në Ferizaj u përkrah edhe nga Kuvendi Komunal i Ferizajt. Në takim një fjalë rasti e pati edhe kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyqi.

Në kuadër të kësaj fushate një mujore janë hartuar dhe shtypur edhe doracakë se si të mbrohemi nga trafikimi, të cilët do t’iu shpërndahen studentëve  dhe grupeve tjera të caktuara.

Në fund të takimit të sotëm u shfaq edhe një film me tematikën e luftimit të trafikimit me njerëz.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending