Connect with us

Ferizaj

Formohet Komiteti i Auditimit në Ferizaj

Published

on

Komuna e Ferizajt ka formuar Komitetin e Auditimit të Brendshëm, puna e së cilit është që të përcjell të gjeturat dhe rekomandimet e auditorit të jashtëm, të shikoj menaxhimin e financave publike, të ofroj këshilla në të gjitha fushat e përgjegjësisë së menaxhimit të buxhetit dhe të jetë mbikëqyrës i shpenzimit të parasë publike dhe i disiplinës financiare në shpërndarjen e buxhetit.

Kryetar i këtij komiteti është emëruar Medain Hashani, i cili tha se ky komitet do të jetë shtylla kryesore e kontrollit dhe menaxhimit të parasë publike.

“Roli jonë në këtë komitet do të jetë që ne ta bëjmë një mbikëqyrje, një kontroll lidhur me menaxhimin e buxhetit të komunës dhe ky buxhet do të kontrollohet edhe në aspektin e matjes së performancës, komiteti jonë do të jetë shumë aktiv në realizimin e objektivave që i përcakton kryetari i komunës, ne do të jemi shtylla kryesore e kontrollit dhe menaxhimit të buxhetit, po ashtu rol të veçantë do të jetë edhe pjesa e objektivave që janë të përcaktuara nga të gjitha drejtoritë dhe  menaxhimi i parasë publike konform rregullave dhe programeve që duhet t’i ketë një drejtori”, tha Hashani.

Hashani tha se ky komitet do të angazhohet edhe në kontrollimin e Zyrës së Prokurimit.

“Raportet e auditimit të jashtëm të cilët kanë qenë për komunën e Ferizajt kanë pasur të gjetura dhe rekomandime jo të mira në punën e menaxhimit të buxhetit, kështu që ne të gjitha rekomandimet që janë dhënë nga ana e auditorit të jashtëm do t’i kontrollojmë dhe do t’i monitorojmë të gjitha drejtoritë në kuadër të komunës, në të njëjtën kohë edhe Zyrën e Prokurimit dhe të gjitha rekomandimet që janë dhënë në këtë fushë ne do t’i monitorojmë dhe  do t’i japim rekomandimet tona për kryetarin e komunës që të ketë një transparencë më të lartë të menaxhimit të financave publike, por edhe të këtë një transparencë më të lartë për të gjithë qytetarët e komunës sonë”, tha Hashani.

Komiteti i Auditimit i cili do të ketë mandat 3 vjeçar, përveç kryetarit është i përbërë edhe prej anëtarëve: Shkurte Azizi, Elvis Gashi, Nesret Ademi dhe Orges Osmani.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending